Çka i tha Intelektuali gjerman (Jomusliman) Hoxhës Ardian Elezi pasi ndëgjoi fjalët e Allahut

 

Çka i tha Intelektuali gjerman (Jomusliman) Hoxhës Ardian Elezi pasi ndëgjoi fjalët e Allahut

Shkruan: Ardian Elezi

Para disa ditësh zhvillova një bisedë të bukur me një intelektual Gjerman. Ishte intelektual i vërtetë, i shtyer në moshë andaj kishte të lexuar shum. (Veç sa nuk i kishte mbushë 60 vite, ishte Jomusliman)

Ishte bisedë e këndshme ngase nuk ishte i asi kategorie që janë të zhytur thellë në detin e paragjykimeve dashakeqe e që as nuk dëshirojnë të ndëgjojnë e as të kuptojnë.Kisha mudësine me zhvillu debatin në mënyrë shkencore dhe sinqerisht më pëlqente si i ndëgjonte argumentet dhe u mundonte t’i kuptonte ato.

Kemi bisedu ndoshta më shum se dy (2) orë rreth disa tematikave ecenciale të jetës, tema të ndryshme me rëndësi dhe peshë si…

-Çka është arsyeja e ekzistences tonë në këtë botë?

– Çka është drejtësia?

– Rëndësia e religjionit, fesë në jetën e njeriut

– Çka ndodhë pas vdekjes?

-Mrekullia e gjallë “Kur’ani”

– Çka është Kur’ani? Si ka zbritë ai?

-Mrekullia literare e Kur’anit

-Mrekullitë shkencore në të. ( kjo e ka impresionu shum)

-Vërtetësia e të Dërguarit Muhammed (sal-Allahu alejhi we sel-lem) dhe të librit të Allahut

-Mesazhi i të gjithë Pejgamberëve.Etj. (Ishte bisedë e gjatë dhe nuk më kujtohen të gjitha gjërat që bisedum)

Etj. Pra tema të llojllojshme me rëndësi të madhe

Jam mundu, ndërsa vetëm Allahu e din sa ia kam arritë, t’ia ofroj argumentet nga konteksti islam, por duke pasur parasysh të jet argumentim i kapshëm, logjik, i afërt për mendjen dhe intelektin.

Pastaj ndodhi diçka që patjetër du me nda edhe me juve dhe arsyeja kryesore pse jam duke shkruar këtë. Diçka që më pëlqeu, ndoshta qërshia e tortës atë natë!

Pasiqë ia tregova ngjarjen e fillimit të shpalljes dhe pesë ajeteve të parë të cilët iu shpallen të Dërguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem) i erdh rendi t’ia tregoj edhe surën më madhështore të kur’anit, suren e cila lexohet në çdo rekat, surja e ëmbël e quajtur ‘el-Fatiha’.

Ia bëra të qartë se ky është kapitulli më madhështore, kapitulli me të cilin fillon libri o Allahut. E pyeta se a dëshiron t’a ndëgjon në gjuhën origjinale në të cilën ka zbritur, në arabisht.

Më tha:”Jam i gatshëm për gjëra treja!”

Kërkova që të koncentrohet mirë dhe prandaj këshillova që t’i mbyllë sytë.

Ai bile e fiki dritën e dhomës për me realizu këtë.

Fillova me recitu me zë të qetë. T’ua them të drejtën u mundova t’a recitoj sa më bukur, por fjala e Allahut në veti ka bukuri. Pasiqë e përfundova e pyeta si i pëlqej dhe a ndjeu diçka.

Ma kthej me një përgjigje që më preku, shum më pëlqej përshkrimi i ndjenjave të tij.

Kërkova t’mi shënon kto ndjenja dhe t’mi dërgon.

Ai e bëri këtë, ky është përshkrimi i tij.

“Çka ndjej gjat lutjeve tuaja (leximit të kur’anit).

Sikur mbahem (më bartin) nga kto fjalë të ngrohta.

Ndihem sigurt i përthakuar nga melodia.

Një fuqi e jashtzakonshme, më e lartë, që të jep ndjenjën se nuk je vetëm në këtë botë.”

Kto janë fjalët e Allahut vllazni dhe motra, fjalët e Allahut të cilat i rrëmbejnë dhe i poshtojnë zemrat me mrekullinë e bukurisë së tyre.Fjalët e Allahut të cilat sikur të zbritnin mbi një kodër do ta shkatërronin atë!

Fjala e Allahut, mrekullia e gjallë mes neve, kënaqësia e zemrës së besimtarit. Udhëzimi i njerëzve të devotshëm. Libri në të cilin gjejnë prehje dijetarët.ë

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.”{Kur’an 59:21}