Cila është shprehja më e mirë të cilën duhet t’ia them atij që ma kryen ndonjë punë të mirë.

E MIRA DUHET TË KTHEHET ME TË MIRË!

Pyetje;
Cila është shprehja më e mirë të cilën duhet t’ia them atij që ma kryen ndonjë punë të mirë.
T’i them atij: Falimnderit(Shukren) apo Allahu të shpërbleftë(XhezekAllahu hajren)?

Përgjigje:
Ai që të ka bërë ndonjë të mirë, duhet t’ia kthesh edhe ti atë të mirë dhe pëlqehet të jetë ajo e mirë në sasi të njejtê me atë që të ka bêrë ai.

Nëse nuk ke mundësi t’ia kthesh atë të mirë, atëherë sëpaku bën dua për të, ngase kështu na ka urdhëruar dhe mësuar Muhamedi alejhi selam.

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, thotë;
مَنْ صَنَعَ إِلَيْكُمْ مَعْرُوفًا فَكَافِئُوهُ ، فَإِنْ لَمْ تَجِدُوا مَا تُكَافِئُونَهُ فَادْعُوا لَهُ حَتَّى تَرَوْا أَنَّكُمْ قَدْ كَافَأْتُمُوهُ.
” Kush ua bënë ndonjë të mirë, atëherë kthejani tê mirën(në para apo diçka tjetër) në të njejtën mënyrë atij që ju ka bërë mirë.
Nëse nuk keni mundësi t’ia ktheni të mirën(në para apo diçka tjetër), atëherë bëni dua për të(vazhdon të bëni dua për të), derisa të mendoni se ia keni dhënë hakun(ia keni kthyer të mirën në mënyrë të njejt sikur ai).”
Shënon: Ebu Davudi: 1672
E saktësoi Shejh Albani në Sahih Ebi Davud.

Kurse, shprehja Allahu të shpërbleftë, është më afër të vërtetës sesa shprehja Falimnderit.
Ngase, shprehja Allahu të shpërbleftë është lutje për kryerësinë e veprës së mirë.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave.
Fetuaja, nr. 25114

Antarët e komisionit:
Salih Ibën Feuzan el Feuzan
Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak
Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan
Ahmed Ibën Ali Sejr el Mubareki
Abdullah Ibën Ali er Rukban Abdulaziz Ibën Abdullah Ibën Muhamed Alu Shejh (Kryetarë i komisionit)

nga arabishtja:
Suad B. Shabani
07. 09.2015