Lajme
Page: 84
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët dhe se ai ndikon jetët dhe ekosistemet, transmeton Anadolu. Ghebreyesus bëri një vlerësim lidhur me ndryshimin e klimës përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, njohur më parë si Twitter. “Ndryshimi […]
Shumë mërgimtarë turq të cilët kalojnë pushimet në atdhe kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë aktualisht me tren, ku ngarkojnë edhe makinat e tyre. Disa mërgimtarë turq hipin makinat e tyre në vagonët e trenit në stacionin hekurudhorë në Edirne, për të mbërritur në vendet evropiane. Treni “Optima Ekspres” me udhëtarët dhe makinat kalon […]
Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka lansuar “Thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, raporton Anadolu. Në prezantimin publik mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se fokusi i Qeverisë nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuesve […]
Një i mitur palestinez u plagos rëndë të premten nga të shtënat me armë nga forcat izraelite në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu. Policia izraelite tha në një deklaratë se viktima kishte hedhur një koktej molotov drejt tyre në lagjen Silwan përpara se të hapej zjarr. Viktima u identifikua si një fëmijë palestinez, 15 […]
Shefi i kabinetit të Myftiut Naim ef.Tërnava, mr. Besim ef. Mehmeti, gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare, u prit në takim të veçantë nga ministri i Çështjeve Fetare, dr. Abdulatif al Sheikh. Besim ef. Mehmeti, përcolli përshëndetjet e Myftiut Tërnava, duke […]
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Republikës së Türkiye-s, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, transmeton Anadolu. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, koloneli Kahraman e ka uruar ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re të cilën e mori gjatë kësaj jave. “Ministri Maqedonci theksoi se Türkiye është […]
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut po bëhen 22 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur në vend, raporton Anadolu. Në Kushtetutën e vendit pas shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, ishin sjellë disa kufizime për të drejtat e grupeve të tjera etnike […]
Në kuadër të projektit “Mbështetja e prodhueseve dhe përpunueseve të qumështit me pajisje bujqësore të komunitetit boshnjak”, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar pajisje për fermerët e komunës së Pejës dhe Istogut, raporton Anadolu. Ngjarja u zhvillua në fshatin Zllapek të Pejës, ku nga ky projekt përfituan 10 fermerë nga komuniteti boshnjak […]
Lëvizja Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Fëmijëve me bazë në Gjenevë raportoi se Izraeli ka vrarë 40 fëmijë palestinezë që nga fillimi i vitit 2023, transmeton Anadolu. Ayid Abu Katish, një nga zyrtarët e Degës Palestineze të Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka bërë një deklaratë për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA. Duke kujtuar […]
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka mirëpritur vendimin e marrë në takimin teknik të mbajtur nga Policia e Kosovës, Misioni i Sundimit të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-i, për reduktimin e zyrtarëve policorë për edhe 25 për qind në dhe rreth ndërtesave komunale në komunat me shumicë serbe në veri, […]