thumbs_b_c_a4a3ed8f9f3213d7e226411836476b1f

Arabia Saudite miraton hapjen e qendrës rajonale të FMN-së në Riad

Arabia Saudite ka miratuar marrëveshjen që parashikon hapjen e një selie rajonale të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kryeqytetin e saj, Riad, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, Këshilli i Ministrave ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen.

Njoftimi bën të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen mes FMN-së dhe Arabisë Saudite që parashikon hapjen e një selie rajonale të FMN-së në Riad.

Ministria e Financave e Arabisë Saudite në vitin 2022 nënshkroi memorandum mirëkuptimi me FMN-në për hapjen e një zyre rajonale për institucionin.

Ministri saudit i Financave, Mohammed al-Jadan në një deklaratë më parë tha se zyra rajonale e FMN-së do të zhvillojë partneritet të fortë dhe do të japë këshilla mbi politikat e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe rajonit të Lindjes së Mesme.