Lajme
Page: 8
Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş deklaroi se edukimi fetar i ofruar nën udhëheqjen e informacionit të saktë bazuar në burime të sakta, është sipas tij, një nga nevojat më themelore të njerëzimit, raporton Anadolu. Sipas një deklarate nga Presidenca e Çështjeve Fetare, në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Mesme Medrese […]
Raportimet për praninë e salmonelës në mishin e pulës së ngrirë, të ardhur nga Rumania dhe të blerë nga një kompani përpunuese në Kosovë, i ka sqaruar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës. Rasti kishte ndodhur vitin e kaluar, ndërsa u aktualizua në media gjatë kësaj jave. Sipas AUV-së, ngarkesa ishte paraqitur në pikën […]

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij përshëndet armëpushimin e saposhpallur midis Iranit dhe Izraelit, duke shtuar se pret që të dyja palët “të përmbushin plotësisht thirrjen e mikut tim Trump pa kushte”, raporton Anadolu. Në komentet pas samitit të NATO-s në Hagë, presidenti Erdoğan konfirmoi se Turqia ishte përfshirë […]
Në vitin 2027 në Tiranë do të organizohet Samiti i NATO-s, ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Anadolu. “Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, pas samitit që u mbajt në Hagë të Holandës. Delegacioni zyrtar i Shqipërisë në Samitin e NATO-s […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do të ketë asnjë problem, transmeton Anadolu. Presidenti Erdoğan është pyetur nga një gazetar nga Kosova gjatë konferencës për media pas samitit të NATO-s në Hagë lidhur me KFOR-in Turk që po qëndron në veri të […]
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport,me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor. Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim: Shitja me shumicë: deri në 2 euro […]
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i nënshtrohet aktualisht testimeve dhe inspektimeve teknike nga ekspertët e Bashkimit Evropian. Krahas saj, po testohen edhe strukturat përreth urës, me qëllim vlerësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së saj. Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë. Ato u […]

NATO vazhdon të kërkojë nga autoritetet e Serbisë që të ndjekin penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për aktet e dhunës në Kosovë gjatë vitit 2023. Kështu deklaroi një zyrtar i aleancës ushtarake perëndimore, një ditë para fillimit të samitit të NATO-s që mbahet në Hagë. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë të sigurojë […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se shitja e municioneve për Izraelin është ndaluar pas konfliktit që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit, raporton Anadolu. Vuçiq, i cili bëri deklaratë pas takimit të Bordit të shtabit të përgjithshëm serb në kryeqytetin Beograd, tha se vendi i tij i sheh si vende mike si Izraelin […]
Irani njoftoi se në përgjigje të sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit, filloi sulm me raketa ndaj bazës ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar dhe se baza është “shkatërruar”, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Sekretariatit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit thuhet se “Në përgjigje të veprimit agresiv dhe arrogant të SHBA-së kundër […]