[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 200

Nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore, në mënyrë solemne është vendosur gurthemeli i “Xhamisë së Re” në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Me rastin e vendosjes së këtij gurthemeli të pranishëm nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës qenë sekretari i përgjithshëm Ahmet ef. Sadriu, kryeimami Vedat ef. Sahiti, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit […]

Teravitë, namazi i veçantë i mbrëmjes gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, nuk do të lejohet në xhamitë në Turqi, deklaroi kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş, raporton Anadolu Agency (AA). “Si rezultat i vlerësimeve dhe konsultave shumëplanëshe me organet e autorizuara të shtetit tonë, veçanërisht Ministrinë e Shëndetësisë, ne vendosëm […]

Vetëm personat që janë imunizuar do të lejohen të shkojnë për pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të Ramazanit, kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite, shkruan The Guardian. Ministria për Haxh ka njoftuar në një kumtesë të lëshuar, se personat e imunizuar do të konsiderohen ata persona që kanë marrë dy dozat e vaksinës […]

Shumë aktivistë palestinezë filluan një fushatë në mediat sociale për lirimin e palestinezëve që janë arrestuar brenda 2 viteve të fundit në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA). Fushata e nisur në Twitter me etiketat “Liri për të burgosurit palestinezë në Arabinë Saudite” dhe “Liri për Al-Hudari” (një nga udhëheqësit e Hamas-it Mohammed al-Hudari) ka […]

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës. Ajo ka fituar 71 vota, 11 sish kanë qenë të pavlefshme, ndërkaq kundërkandidati i saj nuk ka marrë asnjë votë. Dy partitë opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, e kanë bojkotuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Rruga për zgjedhjen e shefes së shtetit u hap nga LDK-ja e cila vendosi […]

Nëntë të lënduar janë dërguar në spitale dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë persona të zhdukur në qytetin Flores Të paktën 44 persona e kanë humbur jetën ndërsa 9 janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të mëdha që goditën provincën Nusa Tengara Timur të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).   Qendra Kombëtare për […]

Në qytetin Gouda të Holandës i është vënë zjarri një xhamie e cila ishte duke u ndërtuar, raporton Anadolu Agency (AA). Njoftohet se xhamia “Esselam” në ndërtim e Shoqatës Islame të Marokut u dogj nga një agresor 40-vjeç dhe se në xhami janë shkaktuar dëme. Zv.kryetari i shoqatës, Farid Habibi në një deklaratë për AA […]

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, ka ndërmjetësuar faljen e gjakut ndërmjet dy familjeve të plaguara të Ramiz Rifatit nga fshati Kukajan e Alija ef. Maxhuni nga fshati Glloboqicë nga njëra anë dhe familjës së Zenun Kadrijaj nga Prizreni nga ana tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, përmes […]

Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me KFOR-in italian, sot kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore në Plemetin të Obilqit. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, si dhe Gjenerali Franco Federici. Gati dy javë para fillimit të muajit të Ramazanit, realizohet ky aksion humanitar tek komuniteti rom, […]

Të paktën 34 persona humbën jetën dhe 72 mbetën të bllokuar në Tajvan, pasi një tren që po transportonte rreth 350 pasagjerë doli nga shinat brenda një tuneli. Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qendra Operative e Emergjencës Qendrore në Tajvan, tha se ekipet e shpëtimit po përballen me vështirësi për të hyrë në katër karroca brenda […]


[There are no radio stations in the database]