Lajme
Page: 169
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka shtruar edhe këtë vit iftar për administratën e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në ditën e Fitores së Bedrit, për shkak të rëndësisë dhe vlerës madhore të kësaj dite në historinë islame.

Një shi i rrëmbyeshëm ka befasuar pelegrinët në Mekë. Të jashtëzakonshme ishin pamjet në Qabe, vendi i shenjtë i myslimanëve në mbarë botën. Në Arabinë Saudite shirat janë shumë të rrallë, kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të ndryshme ku shiheshin pelegrinët me ombrella në duar, duke kryer ritualet e tyre fetare, transmeton Telegrafi. […]
Arabia Saudite do të hapë kufijtë e saj tokësorë, detarë dhe ajrorë – plotësisht që nga e hëna, 17 maj, njoftoi Ministria e Brendshme të dielën. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ministria tha se të gjithë qytetarët e imunizuar do të lejohen të udhëtojnë jashtë Mbretërisë nga ora 1:00 e mëngjesit më 17 maj. […]
Franca nga Parisi ka nisur oksigjen dhe ndihma tjera mjekësore për të cilat ka jashtëzakonisht nevojë India. “Kjo është gjëja më e bukur. Kjoo tregon solidaritetin nga shumë francezë”. “Ekziston vetëm një zgjidhje për të luftuar virusin: solidariteti dhe bashkëpunimi”, tha nga Ministria e Jashtme në Francë, Jean-Baptiste Lemoyne, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Dërgesa […]
Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës. Me respekt hoxha Fatmir!
Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora, mori pjesë në kampanjën globale të UNICEFI-it për vaksinimin e fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse për Evropë dhe Azi. Në mesazhin e tij, ai bëri thirrje për shfaqje të dashurisë ndaj fëmijëve, duke u kujdesur më shumë për shëndetin dhe të ardhmen e tyre. “Prindër […]
Nëntë specie zogjsh në Indonezi kërcënohen të zhduken këtë vit, tha një grup lokal për ruajtjen e kafshëve, transmeton Anadolu Agency (AA). Speciet e rrezikuara përfshijnë papagallin gushekuq (Trichoglossus forsteni), bilbilin faqekafe (Alophoixus bres), bilbilin faqegri (Alophoixus tephrogenys), bilbilin Aceh (Pycnonotus snouckaerti) dhe mëllenjën me kokë të gështenjtë (Geokichla interpres), njoftoi organizata Burung Indonesia. “Popullsia […]
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau 45 tonë ndihmë ushqimore për 1.000 familje në nevojë në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA). “Nëpërmjet programit të veçantë të Ramazanit që ne e filluam nën koordinimin e Ministrisë sonë të Kulturës dhe Turizmit, ne u bëmë mysafirë në tryezat e iftarit të vëllezërve dhe motrave tona […]
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), e cila nga rezultatet paraprake ka fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ka mbajtur një miting me pjesëmarrjen e simpatizantëve dhe drejtuesve të saj, raporton Anadolu Agency (AA). I pranishëm në mitingun e organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ishte edhe kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i […]
Shtetasi gjerman Hans Jürgen Helmut Willing që jeton në rajonin Mudanya në qytetin Bursa të Turqisë pranoi Islamin me një ceremoni të zhvilluar nga Muftinia e rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA). Hans Jürgen Helmut Willing, prej rreth një viti jeton në lagjen Halitpaşa dhe ai vendosi të bëhet musliman duke bërë kërkime rreth fesë Islame […]