RTV PENDIMI

Lajme

Kosovë, presidentja Osmani emëron gjeneralmajorin Bashkim Jashari komandant të ri të FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me kompetencat kushtetuese të saj, ka emëruar të gjeneralmajorin Bashkim Jashari komandant të ri të FSK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Presidentit të Kosovës, emërimi i Jasharit në këtë detyrë është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, njofton presidenca kosovare.

Bashkim Jashari i takon familjes së njohur nga Prekazi i Skenderajt për sakrificën në luftën e fundit të Kosovës. Ai është biri i Rifat Jasharit, njëherësh nipi i kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e