[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 143

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit koncept-dokumentin për themelimin e Mekanizmit për Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç bën të ditur komunikata nga Ministria e Drejtësisë, në përputhje me programin qeverisës, këtë koncept e ka propozuar lara kabinetit qeveritar ministrja e Drejtësisë, […]

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, 1 miliard njerëz mund të përballen me stres ekstrem vdekjeprurës të nxehtësisë nëse rritja e temperaturës globale arrin në 2 centigradë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në studimin e publikuar nga Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office), u paralajmërua se nëse rritja e temperaturës në mbarë botën arrin 2 centigradë, […]

Rifat Fejziç është rizgjedhur me shumicë votash Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, raporton Anadolu Agency (AA). Fejziç, kandidati i vetëm, u rizgjodh Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi duke marrë 45 nga 47 vota në votimin e fshehtë ku morën pjesë anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame, Meshihatit dhe Këshillit […]

Ndërroi jetë ish-kryetari dhe kryemyftiu i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer ef. Zukorliq. Këtë informacion e ka shpërndarë në Facebook, gazetari dhe analisti politik Mirnes Kovaç. “Muamer ef. Zukorliq u shpërngul në ahiret. Lajmin ma konfirmoi myftiu Mevlud Dudiq, i cili është duke u kthyer nga Graci për në Novi Pazar. Lus Zotin […]

Prodhimi i energjisë është përgjegjës për dy të tretat e emetimeve të gazrave serrë, por 759 milionë persona në botë nuk kanë akses në energji elektrike, sipas agjensisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP. “Ne duhet të reduktojmë në mënyrë drastike emetimet, por gjithashtu duhet t’u sigurojmë të gjithëve energji të pastër dhe të besueshme, deri […]

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka organizuar aksion për dhurimin vullnetar të Gjakut. Siç thuhet në njoftim, kryeimami i KBI – Prishtinë, Burhan Hashani, tha se ky aksion që u zhvillua në Xhaminë e Madhe pas namazit të Xhumasë, tashmë është bërë tradicional. Ai tha […]

Përmes një deklarate me shkrim, ekspertët e Kombeve të Bashkuara vlerësuan vendimin e qeverisë izraelite për të miratuar një projekt për ndërtimin e mbi 3.000 njësive të reja të banimit në Bregun Perëndimor më 27 tetor. Deklarata nënvizon se vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze përkufizohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një […]

Rreth 37 mijë persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë zhvendosur për shkak të përleshjeve midis ushtrisë dhe forcave lokale të mbrojtjes popullore në Mianmar, deklaroi sot Florencia Soto Nino, zëdhënësja e kreut të OKB-së, Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA). Nino në një konferencë për media tha se OKB-ja është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin […]

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ra në 7.4 për qind në shtator, njoftoi sot Zyra statistikore e Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA). Shifra e shtatorit ishte në rënie nga 7.5 për qind një muaj më parë dhe nga 8.6 për qind në shtator 2020, thuhet në deklaratën e Eurostat. Numri i personave të papunë […]

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, ka mohuar se vendi i tij ka një krizë diplomatike më Libanin, duke theksuar se Riadi çdo angazhim me Bejrutin e sheh “jo produktiv”, transmeton Anadolu Agency (AA). “Nuk mendoj se do ta quaja krizë. Por ne kemi arritur në përfundimin se ballafaqimi me […]


[There are no radio stations in the database]