[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 139

NATO ka dhënë përgjigjen e saj ndaj Rusisë mbi marrëveshjet evropiane të sigurisë, njoftoi shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA). “NATO është një aleancë mbrojtëse dhe nuk kërkojmë konfrontim. Por ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet për sigurinë e aleancave tona dhe sigurinë e Evropës dhe Amerikës […]

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës në frontin e Zolote-s që ndodhet në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës kanë folur për Anadolu Agency (AA) lidhur me krizën Rusi-Ukrainë. Fronti i Zolote-s është skenë e përleshjeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë që nga viti 2014 ndërsa ndodhet në rajonin Lugansk të Donbas. Një […]

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan përsëriti të mërkurën se është i gatshëm të presë liderët e Rusisë dhe Ukrainës për t’i “hapur rrugën rivendosjes së paqes” pasi tensionet midis dy vendeve nuk tregojnë shenja të zbutjes, raporton Anadolu Agency (AA). “Turqia dëshiron që tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës të zgjidhen përpara se të kthehen […]

Me thirrjen “Asnjë cent më shumë”, qindra qytetarë kanë protestuar sot kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA). Në protestën e cila filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në sheshet tjera të kryeqytetit, deri pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, u kërkua heqja e bllok-tarifës e propozuar javën e kaluar […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Mbledhja është mbajtur në sallën e Kryesisë së BIK-ut, ku në rënd dite të takimit ishte bashkëbisedimi për gjendjen aktuale në vend. Fillimisht hapja u bë me lexim të […]

Më shumë se 50 milionë njerëz aktualisht janë duke u prekur nga luftimet brenda qyteteve në mbarë botën, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke folur në hapjen e një debati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se si të mbrohen civilët e kapur në konfliktin urban, […]

Reshjet e dendura të borës kanë goditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të aeroportit, raporton Anadolu Agency (AA). Reshjet e mëdha të borës që kapluan qytetin herët në mëngjes shkaktuan bllokime të trafikut në shumë lagje. Disa pasagjerë dhe automjete kanë mbetur të bllokuar për shkak […]

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në lidhje me sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, reagimin ndaj tij dhe situatën e fundit në negociata, transmeton Anadolu Agency (AA). Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në hyrje […]

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA). “Ne nuk do të pranojmë trazira në rajon. Ne duam që paqja të mbizotërojë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë”, u tha Erdoğan gazetarëve pas […]

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar mbrëmë pas mesnate se njësia B2 prodhuese për energji elektrike është rikthyer në funksion. Kështu është bërë e ditur nga stafi i KEK-ut përmes një njoftimi në Facebook. “Njësia prodhuese B 2 pas testimeve starton me sukses”, thuhet në njoftim. Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder […]


[There are no radio stations in the database]