Ilaçe për zemrën / Rukja
Page: 4
1. Mos e urre askënd, edhe nëse dëmi i tij ndaj teje është shumë i madh. 2. Mos u mërzit asnjëherë dhe bëj dua shumë. 3. Jeto modest, sado që je i madh. 4. Beso se do të ndodhë e mira, sado që të jenë të mëdha problemet e tua dhe ki mendim të mirë […]
I riu mund të bjerë në ndonjë gjynah, e më pas mundohet ta largojë veten prej atij gjynahu dhe hulumton për shkaqet që e çuan deri aty. Pas gjithë atij mundi, në fund e ndien që nuk ka shpëtim nga ky gjynah, e vëren që ka rënë në një problem dhe ka nevojë për ta […]
Realizimi i teuhidit (njësimit të Allahut) dhe përkujdesja për të është arma më e rëndësishme e besimtarit në luftën kundër shejtanit dhe anija më e rëndësishme e shpëtimit nga e keqja e gjynahut. Abdullah ibn Mesudi tregon se natën e Israsë, kur Pejgamberi (alejhi selam) u ngrit në qiell, e ndalën te pema Sidretul Munteha […]
Istigfar do të thotë të kërkosh falje prej Allahut dhe ta pohosh që ke bërë gjynah. Istigfari ligjërohet në disa situata dhe raste, ndër to: Me rastin e bërjes së gjynahut: Istigfari këtu është më se i nevojshëm dhe që kërkohet më shumë. Në këtë rast, kur bën istigfar pas gjynahut, ti e paraqet pranimin […]
Besoj që nga përvoja dhe jeta jote personale e dini që gjynahu nuk është bimë e shkulur në shkretëtirë, por ai ka shkaqe dhe faktorë që nxisin për në të dhe gjëra që i paraprijnë atij. Kur ti je i vendosur ta braktisësh gjynahun, në këtë rast mbyllja e dyerve që çojnë te gjynahu është […]
Allahu është i mëshirshëm me robërit e Tij dhe i Gjithëdijshëm për natyrshmërinë e tyre. Allahu thotë: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithinformuari?” (El-Mulk: 14) Allahu e di që sado robi ta arrijë nivelin e devotshmërisë dhe punëve të mira, […]
Dihet që adhurimet dallohen në shkallë dhe pozitë, ndërsa faktori që e bën dallimin mes tyre është vetë vepra që punohet, vepruesi i saj, koha, veprimi i saj fshehurazi dhe në publik. E njëjta gjë vlen edhe te gjynahet; një gjynah dallon në faj dhe krim sipas vepruesit të tij, shenjtërisë së vendit dhe kohës, […]
Temës së lartpërmendur i bashkëngjitet frika nga nënvlerësimi i gjynaheve të vogla. Pejgamberi (alejhi selam) paralajmëroi për këtë dukuri dhe e përshkroi rrezikun në mënyrën më të mirë të mundshme. Sehl ibn Sadi h tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Ruhuni nga nënvlerësimi i gjynaheve (të vogla). Shembulli i gjynaheve të vogla është si […]
Besimtarit të devotshëm, që i frikësohet dhe e madhëron Allahun, gjynahu i duket i madh, ndërsa vetja i duket shumë e mangët kundrejt urdhrave të Allahut. Aq sa ka iman dhe aq sa e madhëron Allahun, aq edhe e sheh të madh njeriu gjynahun e vet. Allahu i përshkroi të devotshmit me fjalët: “Ata flinin […]
Bëjmë krahasimin mes këtyre dy shembujve: Shembulli i parë: Të riut që gjynahu ia ka pushtuar zemrën dhe mendjen. Për të arritur deri te rruga që e çon te gjynahu, planifikon, jep mund dhe e angazhon trurin. Pastaj i vë në funksion gjymtyrët e tij, madje ndoshta shpenzon një pjesë nga pasuria e tij apo […]