Burimet njerëzore, akteri më i rëndësishëm për stabilitetin socio-ekonomik

“Njeriun”- sa pak e gjej tek njeriu – Dritëro Agolli

Para se ti ndërtosh makinat,së pari bëj njerëzit – Eiiji Toyoda (themeluesi i kompanisë Toyota)

Së fundmi shteti i Kosovës po përballet me një trend të pa përshkruar ikjesh e cila ngjason me kohën e vitit 99’,por që arsyet nga kjo janë më ndryshe.Pra për një jetë më të mirë në aspektin ekonomik, të cilat edhe pas 6 viteve pavarësi nuk po munden të gjejnë rehatinë ëndërrimtare që kishin dikur në kohët e okupatorit të pa mëshirshëm serb.Thjesht po duan që shumica prej tyre në vendet europiane të konsiderohen “njerëz” me plotë kuptimin e fjalës.
Sipas studiuesve dhe ekspertëve ekonomik anembanë botës, rëndësinë më të madhe në aspektin mikroekonomik dhe makroekonomik ja atribuojnë burimeve njerëzore si njësia më themelore e çdo organizate apo bashkësie.Ku kjo njësi duhet të realizohet në përpikmëri nga menaxheri apo udhëheqësi i ndonjë bashkësie kudo qoftë i cili këtë raport duhet ta plotësojë në mënyrë të duhur përmes dy elementeve kryesore siç janë: motivimi dhe komunikimi, të cilat këto elemente bashkarisht do të mund të arrinin mirëqenien e përbashkët si dhe do të ishte alarmi kryesor për arritjen e qëllimeve të organizatës apo edhe shtetit,ku ata operojnë.
Vlen të ceket se këto teori apo praktika të zhvilluara në botën moderne,në Kosovë thuajse nuk aplikohen shumë,ose të themi shumë pak,aty-këtu. Së pari në organizatat (bizneset) e vogla dhe të mesme ku numri i puntorëve është më i vogël,pak prej tyre janë të pajisur me librezë sanitare e lëre më me ndonjë kontratë pune e cila do t’i garantonte të drejtat bazë për çdo punëtor.Pasiqë në këtë sektor nuk ka edhe shumë nivele hirearkike-menaxheriale ngase në të shumtën e rasteve themeluesi është vet menaxher,dhe është për tu çuditur fakti se raporti “shef-argat” ngjason sikur raporti “president shteti-pastrues zyre”, pra aq ka rol të madh shefi saqë punëtori edhe kur është i sëmurë nuk ka të drejtë të marrë pagesë për aq kohë sa është i sëmurë (jo në gjendje të mirë për të punuar).Aspekti i motivimit nuk hyn thuajse fare në përdorim ngase menaxherit në këtë rast punëtori i duket si një “zagar” i cili duhet të rjepet të punojë për të,për arsyetimin nga shefi kinse unë jam ai që mbaj familjen tënde dhe unë vendosi këtu,pa marrë parasysh edhe nëse vendimi i tij është absolutisht gabim.Poashtu hiq më mirë nuk qëndron as aspekti i komunikimit,pasiqë ky element është shumë jo-praktik dhe jo-liberal si në shtetet e jashtme,pra aq nivel i prapambetur është komunikimi në disa kompani saqë punëtori nuk guxojë në disa raste as Mirëmëngjesi t’i thotë shefit të tij ngase mund të nënçmohet me faktin se ti je një punëtor (rrogtar) dhe ske nevojë të mbash kore ditore për përshëndetjet rutinore si Mirdita apo Mirëmbrëma, thjesh ec punës sate dhe mos filozofo më shumë.Sigurisht që nuk bën të harrohet pa përmendur shpërblimi apo pagesa e punëtorit ku edhe pse mjaft e vogël (200-400Euro) në shumicën e rasteve tek firmat kosovare ajo jipet në muaj, dhe atë në mënyra më idioteske të mundshme si p.sh, vonesa me nga 1 javë apo 2 javë, rrogë më të ulët për shkak se nuk ka “buxhet” apo arsyetimi se punëtori nuk ka punuar siç duhet ku në këto raste lind konflikti verbal saqë shumica e punëtorve e lënë punën pasiqë nuk mbrohen nga rregullat shtetërore që janë të parapara e lëre më nga kolegët të cilët edhe ata janë të manipuluar apo të konfrontuar në mënyra tjera nga pronari i firmës.
Hiq më keq nuk qëndrojnë as firmat e mëdhaja biznesore private apo publike,të cilat me një farë mënyrë nuk dallojnë shumë nga ato të mëparshmet.Dallimi eventual mes këtyre dy aktiviteteve është se në firmat e mëdhaja (private apo publike) është shkalla e lartë e nepotizmit, pra këtu ka raste ku hasemi në një hirearki organizative jo plotësisht të profesionalizuar në detyrat përkatëse. Ku edhe ai pak staf i kualifikuar në mënyrë të drejtë apo në ndonjë tjetër,që nuk ka raporte familjare apo miqësie me pronarët apo menaxherët kryesor nuk e kanë guximin e plotë që ta shprehin lirshëm mendimin e tyre për një problem të caktuar nga frika se mund të humbasin autoritetin apo edhe punën njiashtu. Elementi i motivimit në këto dikastere është aq i komplikuar dhe imponues saqë punëtorët duhet ti arrijnë normat apo qëllimet e firmës në mënyra të çuditshme përmes bërjes së presioneve ndaj palës kontraktuale apo konsumatorëve në tërësi duke i shtyrë ata me “qykë të zorit” të marrin një shërbim të caktuar pavarësisht faktit se ai shërbim apo produkt nuk është i domosdoshëm për të, por imponimi nga firma i shtyn ata të bëjnë çdo lloj politike të pa paramenduar tregtare për një bonus të garantuar nga pronari apo menaxheri kryesor.Ndërsa elementi i komunikimit është edhe jo aq efikas ngase me një mbledhje apo takim të shpejtë ditor punëtorëve ju ipen detyrat përkatëse dhe të gjithë shpërndahen në drejtimet e tyre,komunikimi në këto dikastere është i nivelit punëtor-punëtor apo punëtor-superviser në raste të caktuara.Aspekti i shpërblimit apo pagesës nuk dallon nga ai i biznesit të vogël thuajse fare veqse në këtë rast mund të kenë përparësi bonuset që marrin apo rrogën e trembëdhjetë që disa kompani e ofrojnë këtë mundësi, në shumicën e rasteve personat që kanë lidhje të forta me shefin kanë përparësi të madhe saqë në disa raste kjo miqësi mund ti shërbejë ndokujt në firmë për të bërë mashtrime nga më të ndryshmet.
Pra nga sa u tha më lartë, duhet të mësojmë bashkarisht që elementi i Burimeve Njerëzore qenka me të vërtetë domethënës pasiqë rroga jo e mirë,trajnimi jo adekuat dhe motivimi e komunikimi i pa strukturuar mirë e ka sjellur Kosovën në këtë kaos ekonomik i cili së fundmi po përcillet me një fluks migrimesh, ku përgjigjja e të migruarve qëndron në përgjithësi se: Jemi lodhë o burrë,nji rrogë me mund që marrim na kryen punë sa për bukë e ujë dhe fatura tjera e lëre më të kursejmë apo të bëjmë diqka më të madhe me atë rrogë.
Për fund vlen të ceket se njeriu është krijesa më e duhur dhe e nevojshme që ka krijuar Zoti, pra të solidarizohemi që të gjithë së bashku për një mirëqenie sociale ngase të një toke e të një dheu jemi, ose përndryshe fatkeqësia nuk do të trokasë më në dyert tona por do të na përshkojë të gjithëve në një humnerë të errësirës në të cilën do e pësojmë shumë keq.

 

Autor:  Granit Hyseni