[There are no radio stations in the database]

Blog

Page: 9

Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion dhe pajisje tjera ilegale në bodrumin e një ndërtese afër sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, transmeton Anadolu. Policia njoftoi se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative. Sipas Policië, gjatë kontrollit të këtij lokacioni janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë, […]

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se cilësia e ujit të pijshëm në zonën e furnizimit nga Ujësjellësi i Badocit është brenda standardeve të lejuara. Sipas analizave laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS, është vërejtur një ulje e dukshme […]

Arabia Saudite ka njoftuar nisjen e një koalicioni ndërkombëtar emergjence për të financuar Autoritetin Palestinez, transmeton Anadolu. Duke folur në një konferencë për media në New York në margjinat e seancës së 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Princi Faisal bin Farhan, tha se koalicioni do të ofrojë […]

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Ankaraja dhe Washingtoni po kalojnë nëpër një “proces ndryshe” gjatë presidencës së homologut të tij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu. “Po përjetojmë një proces ndryshe në marrëdhëniet turko-amerikane gjatë mandatit të parë dhe të dytë të z. Trump”, tha Erdoğan përkrah Trumpit gjatë një vizite në Zyrën […]

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në fjalën e tij në debatin e përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka deklaruar se dhuna ndaj popullsisë palestineze në Rripin e Gazës ka elemente të qarta të gjenocidit dhe paralajmëroi se bota nuk duhet të heshtë para këtyre krimeve, […]

Vetëdija e mbikëqyrjes hyjnore është dyllojëshe: Lloji i parë: Mbikëqyrja jote kundrejt Allahut, azze ue xhel. Lloji i dytë: Mbikëqyrja e Allahut kundrejt robit të Tij, siç e cekë edhe Allahu, azze ue xhel, në Kur’an: “Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.” (El-Ahzab: 52) Sa i përket llojit të parë qëllimi i tij është ti ta kuptosh se Allahu e di […]

Disa prej muslimanëve në këtë kohë bashkëkohore u sprovuan me botën e materializmit. Një grup prej tyre u dhanë pas epsheve e pasioneve duke i marrë ato për zota, e grupin tjetër e mundën dhe e kapluan dyshimet e lindjes dhe perëndimit, kështu që devijuan prej kuptimit të drejtë të ligjeve të Allahut, dyshimin e […]

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan akuzoi qeverinë izraelite të Benjamin Netanyahut për kryerjen e një “gjenocidi” ndaj popullit palestinez. Ai tha se Izraeli po përpiqet ta bëjë të pamundur krijimin e një shteti palestinez dhe po shtyn për zhvendosjen e palestinezëve nga tokat e tyre. “Është koha për një armëpushim, për hyrjen e ndihmave humanitare […]

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi tani se Franca njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës. “Është përgjegjësia jonë të bëjmë gjithçka për të ruajtur mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete,” u shpreh Macron gjatë fjalimit të tij. Ai theksoi se ky hap është i domosdoshëm për të hapur rrugën drejt paqes në Lindjen e Mesme.

Në Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë, ka vazhduar dëshminë John Stewart Duncan, dëshmitari i tretë me radhë i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Anadolu. Duncan i cili në fund të viteve të 90-ta ishte këshilltar politik i komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, tha në fillim […]


[There are no radio stations in the database]