“Bereqeti” dhe zyra e Dijanetit në Zvicër dhuruan 600 pako ushqimore

“Bereqeti” dhe zyra e Dijanetit në Zvicër dhuruan 600 pako ushqimore

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në kuadër të aksionit Sofra e Ramazanit, është ndihmuar sot nga Zyra e Dianetit në Zvicer e cila ka shpërndarë 600 pako ushqimore për familjet nevojtare në Kosovë.
Përfaqësuesi i mushavirit të Dijanetit të Turqisë në Prishtinë Bilal Xhoshkun falenderoj të gjithë kontribuesit duke uruar që këto ndihma do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Siç dihet Ramazani është muaj i ndihmës dhe solidaritetit. Për këtë aryse jemi këtu, që të shpërndajmë keto ndihma për familjet në nevoje. Falenderojmë Dijanetin Turk në Zvicër si dhe të gjithë ata bamirës që kontribuan, Allahu i shpërbleftë! Shpresojmë që këto ndihma do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në sasi edhe më të mëdha”, tha ai.
Kryeimami i Kosovës Vedat Sahiti falenderoi donatorët në emër të Bashkësisë islame të Kosovës dhe tha se bashkëpunimi me komunitetin musliman turk në Zvicer po fuqizohet dita-ditës.
“Me këtë vetëm se kemi forcuar akoma më shumë bashkëpunimin edhe me komunitetin musliman turk në Zvicër dhe me Kosovën. Në emër të Bashkësisë islame të Kosovës, më lejoni të falenderoj gjithë ata që kanë kontribuar që të pasurojnë familjet e varfëra në Kosovë, që të pasurojnë sofrat e atyre njerëzve që vërtetë kanë nevojë për ndihmën tonë dhe lus Zotin xh.sh. që ti shpërblej me gjitha të mirat e tij në këtë ditë të madhe të xhumasë në muajin Ramazan”.
Ndërkohë përfaqësuesi i Dijanetit në Zvicer tha se është kënaqësi që të ndihmohen vëllëzërit tanë në Kosovës kur ata kanë nevojë, dhe se ndihma të tilla do të vazhdojnë të shpërndahen edhe në të ardhmen.
“Për në është kënaqësi e madhe që të jemi sot këtu, në Prishtinë bashkërisht me zyrtarët fetarë t’i shpërndajmë këto ndihma te vëllëzërit tanë që kanë nevojë. Falenderojmë të gjıthë ata që na ndihmuan në këtë aspekt. Tani kemi filluar të shpërndajmë ndihmat e vëllëzërve tanë në Zvicër të familjet në nevojë. Ju falenderojmë shumë që jeni këtu. Ne si Dijaneti Turk në Zvicër do të vazhdojmë me këto ndihma edhe në të ardhmen do të jemi afër vëllëzërve tanë.

100 pako u shpërndanë sot në Prishtinë, kurse në ditët në vazhdim do të bëhet shpërndarja e 300 të tjerave në Prizren si dhe me nga 100 pako do të ndihmohen familjet nevojtare në Skenderaj, Rahovec e Malishevë.