Ukraina: 177 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse deri më tani

Ukraina: 177 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse deri më tani

Prokuroria e Përgjithshme ukrainase tha se 177 fëmijë kanë humbur jetën dhe 336 fëmijë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve të Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, prokuroria tha se në bombardimet e deritanishme të ushtrisë ruse janë dëmtuar 938 institucione arsimore, prej të cilëve 87 janë shkatërruar plotësisht.

Nga 24 shkurti, kur filloi lufta Rusi-Ukrainë, deri më sot, 177 fëmijë kanë humbur jetën dhe 336 fëmijë janë plagosur, tha prokuroria.