Barazimi i parë: Vetmia + koha e lirë = vesveset e shejtanit!
Shpirtin nëse nuk e angazhon me adhurime, do të angazhon me gjynahe.
————————–
Barazimi i dytë: Shkujdesja + zhytja në mendime të tepërta duke iu bashkangjitur vesveset e shejtanit = futja në mëkate!
Zemrën e mbushin vesveset nëse është e shkujdesur dhe e zbrazët.
————————–
Barazimi i tretë: Lirimi i shikimit + zhytja në të parafytyruarit e pamjeve = të fëlliqurit e zemrës dhe mendjes!
Shikimi i ndaluar shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit.
————————–
Barazimi i katërt: Largimi nga shoqëria e dalluar + preokupimet e dynjasë = shpirti nuk i përfill si duhet urdhëresat e Allahut.
Njeriu kur është vet është i dobët, kurse i fortë kur është me shokë.
————————–
Barazimi i pestë: Nënçmimi i gjynaheve të vogla + mahnitja me adhurime = mendjemadhësi para Allahut!
Injorant është ai që e pason epshin dhe shpreson nga Allahu që t’ia fal mëkatin, pa mos u penduar.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU