Apple “blen” Teslan

Gjiganti teknologjik, Apple, është ndër kompanitë më të fuqishme në botë dhe po ecën me hapa të mëdhenj drejt forcimit të mëtejmë.

Sipas një raportimi të fundit, kompania amerikane planifikon të zgjerohet edhe më shumë dhe dëshiron të blejë disa kompani tjera të cilat kanë pasur sukses në arena të ndryshme.

“Citigroup” ka publikuar një listë me emrat e shtatë kompanive që thuhet të jenë cak i Apple-it, në mesin e të cilave hyn edhe gjiganti automobilistik Tesla.

Kompania thuhet se ka në dispozicion 250 miliardë dollarë për blerjen e gjigantëve si Tesla, Netflix, Hulu, Electronic Arts, Activision Blizzard, Take Two Interactive Software dhe Walt Disney.