Android ta “fundosë” tregun e telefonave të mençur mobil në 2015!

Sipas një studimi të ri thuhet se në vitin e ardhshëm industria mobile mund të shoh ngritjen e platformave të reja mobile të cilat mund ta mposhtin sistemin operativ dominues aktualisht, atë Android të kompanisë Google.

Shitjet e telefonave të mençur të bazuar në platformat e reja në zhvillim, duke përfshirë Android One, Firefox OS dhe Tizen, pritet të rriten ndjeshëm në 2015.

Sipas Gartner, raporti mes telefonave të thjeshtë ndaj totalit të dërgesave të përgjithshme globale tashmë ka rënë në 34 për qind, siç është matur në tremujorin e tretë të 2014 dhe pritet të bie aq të ulët sa 10 për qind në vitin 2018.

Ngushtimi i hendekut të çmimeve në mes telefonave të mençur dhe atyre të thjeshtë është arsyeja kryesore që do t’i shtyjë përdoruesit e rinj të telefonave të zgjedhin një telefon të mençur para një telefoni të thjeshtë.

Vendimi Microsoft Mobile për braktisjen e telefonave të thjeshtë i ka inkurajuar edhe prodhuesit e tjerë të telefonave ta bëjnë një hap më shumë për lansimin e telefonave në Android One, Firefox dhe Tizen, që për bazë kanë çmimet prej 50-100 dollarë.
Mozilla i ka bashkuar forcat me prodhuesit kinez si TCL, ZTE, Huawei, si dhe Spreadtrum Communications për të formuar një zinxhir të furnizimit për telefona të mençur të bazuar në Firefox.

Në bashkëpunim me operatorët rajonal të telekomit rajonale, Firefox e ka rritur zinxhirin e furnizimit me 14 modele të telefonave në 30 tregje të reja.

Disa modele të telefonave në Firefox janë dispozicion në Filipine dhe Indi, dhe kanë çmime madje edhe më të ulëra sesa 30 dollarë.

Si kundër-përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, Google ka promovuar telefonat në Android One në bashkëpunim me Micromax, Qualcomm, Mediatek, HTC, Asustek Computer, Acer dhe Lenovo për të zhvilluar e brezin e ardhshëm të telefonave në Android One, të cilët pritet të vijnë në gjysmën e parë të 2015.

Por Google gjithashtu do të përballet me një konkurrencë nga gjiganti Samsung që pritet ta lëshojë telefonin e saj të pare të bazuar në sistemin e saj operativ, Tizen, modelin Z1 që pritet të debutojë në fillim të vitit 2015.

Z1 pritet të vijë me një ekran prej 4-inç, procesor me 1.2 GHz dual-core dhe me çmim nën 100 dollarë.(T)