Për qindra vite me rradhë, aloevera është vlerësuar për veçoritë e saj mjekësore dhe kozmetike. Aq shumë është vlerësuar sa që është thënë që Kleopatra, mbretëresha Egjiptiane për bukurinë e saj është mbështetur në këtë bimë për të arritur një lëkurë të lëmuar dhe të butë dhe se Aleksandri i Madh kishte dhënë dekret që të merret me veti në fushëbetejë kjo bimë për të trajtuar të plagosurit.
Ajo përmban sterole bimore, substanca që gjenden në shumë bimë, perime, drithëra, fruta të thata dhe të freskëta, që ndihmojnë si për uljen e niveleve të kolesterolit ashtu edhe për luftimin e inflamacionit.
Prandaj aloe vera përdoret për problemet me lëkurën.
Dr. Fayyaz Ahmed, konsulent neurolog tek Spitali Hull Royal, rekomandon përdorimin e aloe verës edhe si trajtim për dhimbjet e kokës dhe migrenën.
“Është një relaksues i muskujve”, thotë ai, “dhe dhimbjet e kokës e migrena shkaktohen shpesh nga gulçimi i muskujve përreth kokës dhe qafës”.
“Vetëm aroma qetësuese e aloe verës mjafton për relaksimin e këtyre muskujve”.
Dr. Fayyaz sugjeron që ta hiqni lëkurën e gjethes së aloe verës dhe ta përdorni xhelin në duar dhe fytyrë.
“Mund të hidhni edhe deodorant aloe vera ose të përdorni sapun aloe vera në duar dhe fytyrë”, shton ai. “E kam përdorur edhe vetë kur kam pasur dhimbje koke dhe ua rekomandoj gjithmonë pacientëve të mi”, tregon dr. Fayyaz.