Alma Lama t’i je tu e mbjell këngën e re të Gold AG ‘Shqiptar 3-shin’!

Sunullah ISLAMI

Të nderuar lexues Alma Lama paditë pompat e benzinës në trevat Shqiptare shkaku i naftës Arabe, Paditë Shyhrete Belulin sepse ka bë featuring me Mahmut Feratin, paditë gjyshin e vet që ja ka vënë atë emër, paditë edhe Memli Krasniqin shkaku se ka nja këngë dedikuar Allahut. Alma Lama padit autoret e librave te matematikes se kane futur ne libra numrat dhe algjebren-me prejardhje arabe!

“Thats You! paditë Motrat Mustafa shkaku i këngës për Ramazan, Paditë MEDEN, Paditë ëmbëltoret që prodhojnë bakllava, apo qysh tha ai vllau nga Parisi Agroni: Kim Jong-un lideri suprem i Koresë së Veriut e thërret Alma Lamën si këshilltare, Obama thërret Kongresin në mbledhje urgjente për ta ndryshuar Ligjin për lirinë e shprehjes, shkas padia e Alma Lamës.Bashkësia Evropiane e ndërron ligjin për shprehjen  e lirë, shkas padia e Alma Lamës, Facebooku dhe Youtube mbyllet nga padia e Alma Lamës !

Po pra filluan rinia në rrjetet sociale të bëjnë hajgare me Padinë e Almës, ndërkaq ajo e shkreta harron urrejtjen që vet e shpreh gati çdo dit kundër Islamit, Myslimanëve, Turqve dhe Arabëve… E kuptoj fantazinë tënde ama ti nuk mundesh me i ndal shqiptarët me qenë myslimanë. Personat si ti po bëjnë përçarje brenda Shqiptare, personat si ti Shqipërinë duan ta bëjnë Irlandë! Kush je ti të na tregosh çfarë të besojmë? Unë jam ai që e zgjedh besimin tim e jo ti vogëlushe!

Përpos, Almës kishte edhe disa tjerë që akuzuan Gold Ag për SHQIPTAR 2 -shin ndërkaq ata po harrojnë fjalët fyese që na vijnë për çdo dit nga shumë media në Prishtinë e Tiranë!

Mjaft bre mjaft o Islamofoba të kotë e keni ketë tentim me shukat BESIMIN e shumicës Shqiptare (ISLAMIN)… A nuk po e shikoni a? Rinia Shqiptare nuk po ua var veshin! A nuk po shikoni KLIKIME a? A nuk po shihni Viewsa a? A nuk po shihni interesimi kah po shkon a?

A nuk pe sheh që edhe Qamilin e keni shti me bë komedi pro Islame (shkaku se edhe ai e ka pa ku janë KLIKIMET) a nuk pe shihni portalet qysh folin veç për Islam se qaty o Pazari? Pra krejt kjo bën që ju të dorëzoheni dhe ta ndalni këtë luftë të kotë!

Ndal paragjykimeve se nuk ‘ham’ njerëz ne, Edhe unë një kohë kisha paragjykime isha në Jug të Shqipërisë mendoja se atje do na hanin “GREKET ORTHODHOKS SHQIPFOLES” por jo u befasova nga mikpritja e tyre, madje shumë prej tyre më jepnin SELAM, para dy ditëve pikërisht ata ishin në vizitë në Shkup ata vëllezër nga Vlora, u përqafuam si Ismail Qemali me Is Boletinin! Andaj stoponi veten, boll ma urrejtje kundër Islamit dhe Myslimanëve ejani të jetojmë në PAQE (qysh edhe e përfundoj Goldi Video Klipin) e mos vazhdoni më sepse ju jeni tu e mbjell SHQIPTAR 3-Shin!