ALLAHU NA RUAJTTË NGA SHERRI I TYRE

Allahu na ruajttë nga sherri i:

Gjuhë mjaltit, por i cili në realitet është gjarpër.

Bartësit të fjalëve, i cili i përvëlon njerëzit me bartjen e fjalëve.

Koprracit, i cili familjen e lë të vuajë nga uria, ndërsa ai xhepin e ka të mbushur.

Ziliqarit, i cili para të tjerëve e shfaq dashurinë, por në anën tjetër shpreson të largohet prej teje ajo e mirë që Allahu ta dhuroi.

Mosmirënjohësit, i cili e harron të mirën tënde me kalimin e kohës.

Të padrejtit pa zemër, i cili i shfrytëzon situatat që të kënaqet me hakmarrje.

O Allah, na ruaj nga këta gjashtë njerëz!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU