A ke bërë ndonjë punë prej së cilës pret shpërblim të madh?

Ja një rast nga e kaluara!

E kanë pyetur Ebu Uthman Nisaburin, se cila është vepra prej së ciles priste shpërblim të madh?
Ai tha:” Një ditë më erdhi një grua dhe më tha: O Ebu Uthman! Për hir të Allahut martohu me mua!..
Pasi u martova me të ajo u gëzua shumë. Kur u vetmova me të e ju afrova pashë mangësi dhe sëmundje. Por ajo nga dashuria e madhe ndaj meje nuk më la të dilja nga dhoma. E unë nuk e refuzova vetëm e vetëm që mos t’ia thyeja zemrën dhe nuk shfaqa asnjëherë urrejtje ndaj saj.
Kemi jetuar kështu pesëmbëdhjetë vite, derisa ajo vdiq.
E nuk di që kam ndonjë vepër më të mirë që të shpresoj tek ajo, pos ruajtja e zemrës së saj nga lëndimi.”

Përktheu dhe përshtati: Fadil Musliu