A duhet ngrënë vezët me njolla gjaku?

Shumica e njerëzve shqetësohen nga fakti kur shohin vezë me njolla të kuqe si gjaku, dhe shpesh qëndrojnë të dyshimtë se a duhet vërtetë ti konsumojnë apo jo.

Në vazhdim po ju paraqesim disa nga këshillat që nuk duhet të shqetësoheni. Ja se çfarë nënkuptojnë këto njolla të kuqe formë gjaku.

Pse veza ka njolla me ngjyrë të kuqe si gjaku?

Po, njolla e gjakut është me të vërtetë e tillë. Por, kjo nuk nënkupton se veza është e keqe apo ndonjë indikator për një vezë të fertilizuar – kjo është si rezultat i pëlcitjes së ndonjë kapilareje në vezoren e pulës apo në qeskën e të verdhës së vezës. Kjo mund të shkaktohet nga shumë gjëra duke përfshirë plakjen e pulës dhe mënyrën e të ushqyerit të saj, por kjo nuk është një shenjë se pula është e sëmurë apo është keqtrajtuar në njëfarë mënyre. Me pak fjalë: këto njolla të kuqe ndoshta ngjajnë pak të shëmtuara, por janë krejtësisht normale.

Sa të zakonshme janë vezët me njolla gjaku?

Është gjithashtu e rrallë për ne që të kemi ndonjë vezë të tillë me njolla gjaku. Të gjitha vezët komerciale skanohen dhe renditen apo klasifikohen sipas metodës së ndriçimit, ku përmes një drite rrezatuese nxjerr në pah të gjitha defektet. Shumica e vezëve me njolla gjaku sortohen përmes këtij procesi të ndriçimit, por disa prej tyre mund të ngelin. Nëse keni pulat tuaja që i mirëmbani, ose bleni vezë nga ndonjë fermë, ju mund të merrni herë pas here ndonjë vezë me njolla gjaku.

Çfarë duhet të bëni nëse një vezë ka njolla gjaku?

Njollat e gjakut nuk nënkuptojnë se ju duhet ta hidhni vezën. Sipas bordit amerikan të vezëve, është konstatuar se këto vezë janë plotësisht të sigurtë për t’u ngrënë. Nëse ju pengojnë njollat e gjakut, hiqni me majën e lugës dhe vazhdoni mëngjesin tuaj./femra.net/