E mrekullueshme është t’u ndihmosh të tjerëve pa dobi dhe pa interes, por më e mrekullueshme është kur e bën nijetin t’i ndihmosh tjetrit që të fitosh shpërblim nga Allahu.
E mrekullueshme është të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd mysliman, por më e mrekullueshme është kur të intereson gjendja e tij, ka mundësi të jetë ngushtë dhe të ketë nevojë për ndihmë.
E mrekullueshme është përkujdesja për nevojat e të tjerëve dhe largimi nga të menduarit keq për mëkatet e tij, por më e mrekullueshme është kur tua falësh dhe mos ti përcjellësh të metat e tyre dhe ta kthesh të keqen me të mirë.
Atëherë e merr tërë mirësinë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU