[There are no radio stations in the database]

Ronaldo nga Shqipëria pranon Islamin në Medine

Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi në qytetin e bekuar të Medina, pranë xhamisë së ndritur Al-Masjid an-Nabawi.
Ronaldo nga Shqipëria pranoi Islamin në prani të disa umregjive, në një atmosferë me lot gëzimi dhe falënderimi ndaj Allahut. Fjalët e shehadetit u shqiptuan me bindje të plotë, duke shënuar fillimin e një jete të re shpirtërore.
Si shkaktar kryesor për këtë hap të madh përmendet Haxhi Urim Hoxhaj – biznesmeni i njohur nga Gjermania, i cili njihet për angazhimin e tij të palodhur në bamirësi dhe përkushtimin në rrugën e fesë. Përpjekjet dhe shembulli i tij duket se kanë qenë frymëzim i drejtpërdrejtë në këtë vendim.
Allahu thotë:
“Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”
Lusim Allahun ta forcojë Ronaldon në iman, ta bëjë prej atyre që e duan të vërtetën dhe ta shpërblejë çdo njeri që bëhet shkak për udhëzim.


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]