Përfundoi shfaqja!

A e mbyti elBagdadi veten e tij apo e mbytën?

Nuk është me rëndësi, ngase lajmi për mbytjen e tij ishte një skenë teatrale për përfundimin e shfaqjes..
dhe sërish rikthehet elBagdadi pasi ta ketë rruar mjekrrën e tij, për të jetuar jetën e tij normale në vendet në të cilat e përzgjodhën atë për ta luajtur rolin e tij aktrues.

Përfundoi shfaqja
për të filluar shfaqja tjetër në deformimin e imazhit të fesë Islame, imazhin e hilafetit (udhëheqjes islame), imazhin e luftës së vërtetë (xhihadit), imazhin e dijetarëve dhe shumë imazhe tjera…

Përfundoi shfaqja
pasi i dogji ISIS-i mijëra djelmosha musliman në radhët e tij, dhe mijëra të tjerë që fillimishti i quajti heretik (qafira), e pastaj i mbyti me gjakftohtësi…

Përfundoi shfaqja
pasi u akuzuan vendadhurimet e muslimanëve (xhamitë) dhe vendmësimet e tyre (mektebet)…

Përfundoi shfaqja
pasi që i dërguan të rinjtë musliman zvarrë prapa grilave nën akuzën se i takojnë ISIS-it

Përfundoi shfaqja
pasi u shua kryengritja kundër mexhusëve (zjarrputistëve) iranian, e morën Mosulin dhe qytetet ku banoni sunitët, i dëbuan qindra mijëra prej sunitëve të Irakut, që t’i mbysin pastaj megjusët, duke u sprovuar me etje e uri e sëmundje të ndryshme.

Përfundoi shfaqja
pasi u torturuan e u keqtrajtuan muslimanët në lindje e perendim, duke i keqtrajtuar ata, duke i mbytur live, duke i goditur me vetura e duke i shqelmuar me këmbë…

Përfundoi shfaqja
pasi i tmerruan xhamitë tona në vendet tona, pasi u akuzuan dijetarët, thirrësit e prijësit tanë – e të cilët paralajmëronin nga rreziku i ISIS-it më shumë se të tjerët – se kinse ftonin që të rinjtë t’i bashkangjiten kësaj organizate…

Përfundoi shfaqja
pasi e shuan kryengritjen sunite siriane kundër nusejrive dhe paramilitarëve të tyre mexhus, dhe ishin aq afër pallatit të Bashar Asadit në Damask, por ata (ISIS) i zbrapsën këta kryengritës gjer në pikën fillestare të shfaqjes së tyre…

Përfundoi shfaqja
pasi u ndalua mbulesa islame në vende të ndryshme perëndimore…

Përfundoi shfaqja
pasi u dogj biblioteka e Mosulit dhe u plaçkit, kurse në të kishte qindra mijëra dorëshkrime…

dhe në fund korrën sukses agjentët mexhus e cionistë në dorëzimin e Irakut, tërë Irakun, shtetit të Iranit!

Përfundoi shfaqja
por nuk përfundoi lufta e vetëdijsimit kundër çdo prapagande kundër Islamit e muslimanëve dhe kundër çdokujt që maskohet me veshje islame për ta shkatërruae Islamin.

Përfundoi shfaqja
pasi u plaçkit pasuria e muslimanëve nën arsyetimin e luftës kundër ISIS-it dhe aleancës kundër tij…

Përfundoi shfaqja
por u shtua vetëdijsimi dhe bindja te çdo musliman se të gjithë atë që e veproi ISIS-i nuk i përket aspak Islamit edhe nëse pretendojnë injorantët dhe hipokritët…

Përfundoi shfaqja
por u shtua vetëdijsimi dhe bindja se dijetarët, sa do që u defërmohet imazhi i tyre, ata janë udhëheqësit e vërtetë të këtij umeti dhe orientuesit e tij,ata janë mbrojtësit e shoqërive dhe ndërtuesit e tyre.

së fundmi përfundoi shfaqja
dhe do të transferohet përvoja e suksesshme e ISIS-it nga pikpamja mexhuse e cioniste (suksesi i ISIS-it në realizimin e interesave cioniste dhe mexhusite dhe përçmimin dhe terrorizimin e muslimanëve në emër të Islamit) në ndonjë vend tjetër nëse për të do të ketë nevojë!

Por ne na mjafton Allahu, Mbrojtësi më i mirë!

[ Ihsan Fekih – Publiciste jordaneze ] [ Përktheu: Rijad Imeri ]