Një sondazh i kohëve të fundit rreth e-maileve, ka zbuluar disa fakte mjaft interesante në lidhje me ta dhe që do të ishte mirë t’i dini. Nëse punoni në zyrë dhe e-maili është një mjet pune për ju atëherë hidhini një sy këtyre fakteve.
Shumica e njerëzve kalojnë një orë ose më pak në e-mail çdo ditë
“Përderisa emaili duket se merr pjesën më të madh të ditës tuaj, del se kjo nuk është çështja për shumicën e punëtorëve. Sipas sondazhit, 35 për qind e pjesëmarrësve, thanë se kalojnë një orë ose më pak në e-mailin e tyre çdo ditë, ndërsa 30 për qind tha se kalojnë një deri në dy orë. Vetëm 1.6 për qind e pranuan se kalojnë gjashtë ose më shumë orë në email çdo ditë.
Shumicën e e-maileve që njerëzit i dërgojnë nuk janë urgjente
Shumica e njerëzve nuk dërgojnë e-maile urgjente të cilat kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se më pak se 10 për qind të emaileve që ata marrin kërkojnë përgjigje të menjëhershme.
Kjo reflektohet edhe kur ata kërkojnë një nder. Pothuajse një e treta e pjesëmarrësve të sondazhit thanë se 10 për qind ose më pak e e-maileve që ata pranojnë kërkojnë përgjigje. Ndërkohë që 23 për qind tha se më pak se 20 për qind e e-maileve që pranojnë kanë nevojë për përgjigje.
Shumica e njerëzve përgjigjen brenda një ore të pranimit të një e-maili
Njerëzit mund të mos kalojnë shumë kohë në emailin e tyre, por kur përgjigjen, e bëjnë atë në një kohë të shpejtë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve të anketuar thanë se përgjigjen brenda një ore të pranimit të një e-maili. Mirëpo, 26 për qind thanë se përgjigjen kurdo që është e përshtatshme për ta.
Njerëzit preferojnë të përdorin kompjuterët e tyre për e-maile në vend të telefonit
Krijimi i një e-maili profesional në telefonin tuaj mund të jetë i vështirë, pra nuk është i çuditshëm fakti se shumica preferojnë të përdorin kompjuterin. 42 për qind të anketuarve thanë se menaxhojnë 20 për qind ose më pak të e-maileve të tyre në telefonin e tyre. Mirëpo, 13 për qind e pranuan se iu përgjigjen 81 deri 100 për qind të e-maileve të tyre përmes telefonit.
Ju mund të dërgoni e-maile edhe në mbrëmje ose gjatë fundjavës
Shpesh, dërgimi i një e-maili të punës jashtë zyrës mund të duket i çuditshëm apo joprofesional. Mirëpo, kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj. Shumica e njerëzve apo 66 për qind, thanë se nuk mendojnë se është joprofesionale të dërgojnë e-maile vonë në mbrëmje ose gjatë fundjavës.
Njerëzit dëshirojnë mesazhe cilësore, jo vetëm një përgjigje të shpejtë
Ndërkohë që prisni që dikush t’iu përgjigjet emaileve tuaja mund të jetë pak stresuese, madje do të ishte dëshpëruese nëse do të pranonit një përgjigje e cila nuk do të ishte e dobishme. Shumica e pjesëmarrësve apo 63 për qind, thanë se preferojnë një përgjigje cilësore edhe nëse do të thotë kohë më të ngadaltë përgjigjeje, në vend të një përgjigje të shpejtë të padobishme.
Përgjigja e dikujt ndaj e-mailit është tregues i mirë i performancës së tij
Rezultoi se njerëzit mund të përdorin protokollin tuaj të e-mailit për të gjykuar performancën tuaj në punë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se përgjigja e dikujt ndaj e-mailit tregon mjaft mirë performancën e tij. /ScanTV