Emoji i një vajze me shami do të shfaqet tek telefonat Apple

Drejtori i përgjithshëm i Apple nëpërmjet një statusi në twitter deklaroi se disa emoji të reja do të shfaqen në telefonat Apple këtë vit, transmeton Radio Pendimi.

Emoji me hijab paraqet një grua e cila ka veshur një shami lejla.

Në fund të vitit 2016, emoji hijab u miratua nga Unicode pasi 15-vjeçarja Rayouf Alhumedhi nga Arabia Saudite paraqiti një propozim në konsorciumin jofitimprurës i cili shqyrton dhe zhvillon standardet e karaktereve moderne të përdorura në kompjutera dhe pajisje telefonike.

A do të ekzistojë një mundësi për të zgjedhur ngjyrat e ndryshme të Hixhabit? Shpresojmë ta zbulojmë së shpejti!