150 MËNYRA SE SI TË SILLESH NDAJ NËNËS (2)

11- Praktikimi i puthjes së kokës së nënës, duarve dhe këmbëve të saj gjatë takimit me të, ngase kjo i shton gëzimin asaj pa masë, është një vepër e thjeshtë dhe e lehtë por e çmuar nga nëna. Nuk harroj fjalët e Dr. Mejser Tahirit i cili thoshte se i kam puthur kokën, duart dhe këmbët e nënës sime dhe tani fëmijët e mi e bëjnë të njëjtën gjë me mua.

12- Njofto fëmijët tuaj për vlerën dhe pozitën e nënës me fjalë dhe me vepër, behu ti shembull për ta në mirësjellje ndaj saj, le të shikojnë ty se si i shërben dhe e respekton nënën tënde, kjo pa dyshim do t’i nxisë ata të veprojnë ashtu me ty dhe me nënën tënde.

13- Përqendrohu në plotësimin e nevojave të saj, sjelli nënës gjësendet e saj në kohën e caktuar, kështu do të afër kënaqësisë dhe larg hidhërimit të saj.

14- Mos i premto nënës një termin pastaj ta thyesh atë, nëse i premton diçka ose mbaje premtimin ose mos premton fare.

15- Sukseset tuaja kushtoja Allahut pastaj falë edukatës që e barte nga nëna, kjo e bën nënën të ndjehet krenare dhe e lumtur në zemrën e saj, kur sheh frytet e edukatës që mbolli tek fëmijët e saj, kur sheh suksesin e tyre në jetë, ngase suksesi i fëmijëve është edhe sukses i prindërve.

16- Mos polemizo me nënën edhe nëse ke të drejtë, por mundohu të përdorësh mënyra të lehta për shfaqjen e mendimit dhe idesë tënde nëse është për një çështje me rëndësi. E nëse nuk është çështje me rëndësi atëherë braktis mendimin tënd, plotëso dëshirat e saj, dhe dëgjo mendimin e saj, kjo është më e mirë për ty dhe më e denjë.

17- Mos nënvlerëso mendimin e saj para njerëzve, apo para motrave tua, pavarësisht a është prezentë nëna apo jo, sepse kjo është fjalë e rëndë për nënën, është diçka që ajo e urren, është shenjë sjelljes së ulët dhe pa kulturë ndaj saj.

18- Mos e nënçmo nënën dhe mos pakëso vlerën e saj nëse nuk ka njohuri për disa çështje të jetës, por mësoja asaj çdo gjë të nevojshme dhe bëhu sikur ti nuk ke njohuri për to.

19- Mos qesh shumë dhe mos ngrit zërin kur je pranë saj, mos shiko me neveri dhe zemërim në prezencën e saj, mos u trego fytyrë mërrolur dhe mos shfaq hidhërimin ndaj dëshirave të saj, se kështu plagon ndjenjat e saj.

20- Le të jetë nëna e para që njoftohet me ndonjë lajm të gëzueshëm në jetën tënde, vetëm asaj tregoja sekretet tua, në këtë mënyrë mbush zemrën e saj me gëzim dhe bëhesh më i afërti me të, kështu ajo kupton se ende je fëmijë i saj që ke nevojë për nënën, edhe kur je rritur.

21- Përkujdesu për gjendjen e saj shëndetësore, nëse është në moshë të shtyrë siguroi nënës gjërat që iu nevojiten për shëndet si: aparatin e shtypjes, matësin e sheqerit, pajisjet për tu ulur dhe ngritur në këmbë si dhe pajisje tjera.

22- Cakto një orar të rregullt mujor për kontrollë të përgjithshme mjekësore të nënës, që të jesh sa më i sigurt për shëndetin e saj.

23- Plotëso nevojat e saj sipas moshës që iu përshtatet, kur është më e re ka nevojë për gjëra të caktuara dhe kur mplaket ka nevojë për gjëra tjera, ndihmoj ashtu si të ka ndihmuar ty që nga fillimi yt.

24- Kur është e sëmurë, ndjej dhembjen e saj së bashku me të, ndjej kënaqësinë kur arrin të shërohet. Bëj nënës rukje rregullisht, vendos dorën në vendin e dhimbjes, pastaj lexo ajetet dhe hadithet e shërimit, vërtet kjo është mirësi ndaj saj dhe shërim me lejen e Allahut.

25- Kur të sëmuret mundohu ta qetësosh dhe jepi kurajë se shumë shpejt do të përmirësohet gjendja dhe do ti kthehet shëndeti i saj. Mos e lajmëro nëse gjendja e saj përkeqësohet, as mos i rrëfe për ngjarje që e lëndojnë, por çdoherë tregoj që sëmundja është ligj i Zotit në krijesat e tij, ajo është stacion i sprovës dhe pastrimit nga mëkatet, dhe më pas do të bëhesh edhe më mirë se sa ishe.

26- Bëj që mjekët specialist ta vizitojnë në shtëpinë e saj, ose dërgo nënën atje nëse ka mundësi, merru vesh me mjekun që ta qetësoj nënën, ta sigurojë që nuk ka diçka serioze, por një sëmundje e thjeshtë që shumë shpejtë do të kalojë.

27- Ndihmoj nënës që të mbajë lidhjet e saj me familjen dhe koleget e saj të afërme, dërgoje për vizitë tek shoqet e saja të dashura, që të fusësh gëzimin në zemrën e saj, që t’i shtohen shpërblimet e saj tek Allahu për mbajtjen e lidhjeve. Preferohet që ti blesh dhuratë nënës për familjen që dëshiron ta vizitojë.

28- Cakto një arkë për nënën, ku vendos gjëra si: biskota, ëmbëlsira, lojëra e dhurata tjera, kështu që ajo ti dhurojë nipërve dhe mbesave kur ta vizitojnë, kështu i bën fëmijët më të dashur për nënën dhe takimin me të.

29- Nëse ajo merr ndonjë udhëtim të largët dhe del nga shtëpia, mbaj lidhjet me të dhe sigurohu për gjendjen e saj prej momentit kur doli derisa të arrij qëllimin e saj, pastaj derisa të kthehet vazhdimisht qëndro në lidhje me të.

30- Mos i shfaq asaj brengat dhe hallet tuaja, mos iu anko për gjendjen tënde të rëndë, se kështu vetëm sa e pikëllon edhe më tej, por tregoj që çështja është e lehtë, ndjehesh i qetë, Allahu do ta largoj brengën tënde, je optimist për të ardhmen etj.

31- Mos i publiko problemet bashkëshortore para nënës, atë e mërzit kur sheh birin dhe loçkën e zemrës së saj duke u përballur me vështirësitë e jetës bashkëshortore. Emocionet e saj të fuqishme e bëjnë atë të ofrojë çdo zgjidhje, çdo mënyrë për të sjellë lumturinë në jetën tënde, andaj nga mirësia jote ndaj nënës dhe vetës sate është që nëna të jetë larg nga mosmarrëveshjet e tua familjare.

32- Mos lavdëro shumë bashkëshorten tënde në prani të nënës, mos e informo atë për detajet e jetës bashkëshortore, për gjërat që i dhuron asaj apo për gjërat që ajo ti dhuron ty, sa do që të jetë bashkëshortja e mëshirshme, sepse nëna është e dobët dhe zemra e saj xhelozon ta sheh birin e saj të ketë ndryshuar, nuk dëshiron që nëna të mbjellë dhe dikush tjetër të vjelë. Duhet të mbash marrëdhënie të balancuar bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellët, dhe duke mos cenuar të drejtat e të tjerëve.

33- Në të kundërtën mos i transmeto gjitha lidhjet tua me nënën tek bashkëshortja jote, respekto statusin e nënës dhe mos tolero shkeljen e drejtave të saj, forcoi lidhjet mes saj dhe bashkëshortes, por mos qëndro në pozitë të krahasimit mes tyre, sepse se cila ka statusin e saj, se cila posedon natyrë të veçantë që duhet ta respektojmë, se cila meriton të drejta dhe detyrime të ndryshme që duhet ti zbatojmë pa ndonjë mangësi apo paragjykim.

34- Shmangu gjykimit mes babait dhe nënës në mosmarrëveshjet e tyre bashkëshortore, nuk ke nevojë për tu këqyr direkt në to, haptas përdor neutralitetin, kurse fshehurazi puno për këshillimin dhe pajtimin mes tyre.

35- Mos e kritiko veshjen e saj, pamjen dhe zgjedhjen e saj, shijen dhe stilin e saj, mos përdor kritikën gjatë bisedës me të, e nëse ka diçka që nuk përkon me personalitetin e saj dhe frikohesh se kritikohet nga të tjerët, atëherë këshilloje duke përdorur metodë që nuk e plagos dhe nuk i shkakton dhembje, që nuk i zbulon të metat e saj dhe nuk e mërzit.

36- Krijo marrëdhënie të forta me vëllezërit tuaj, edhe nëse ekziston ndonjë mospajtim me ta mos e bëj atë para syve të nënës, se kjo shkakton hidhërimin dhe mjerimin e saj.

37- Çfarëdo që të jenë rrethanat martesore të prindërve tuaj, asnjëherë mos përkrah martesën e babait tënd me grua tjetër, e nëse e sheh që martesa e babait është e nevojshme për arsye të caktuara, atëherë le të jetë përkrahja jote për babain larg njohurisë së nënës.

38- Mëso nënës çështjet e fesë me urtësi dhe këshillë të bukur, ose duke i sjellë ndonjë audio-kasetë, ndonjë libër të përshtatshme, ose prezanto me të në ndonjë ders dhe ligjëratë të dobishme.

39- Mos e privo atë nga ndonjë program dhikri, përfitimi nga ligjëratat e ndryshme, tribunat dhe organizimet kulturore fetare, nga programe satelitore islame etj.

40- Raste më të volitshme për mirësi ndaj prindërve janë kohët e dalluara për ibadet, siç është p.sh. sezoni i haxhit, nëse gjendesh atje me nënën tënde bëhu shërbëtor i saj, përkujdesu shumë për të dhe mëshiroje, kënaqu me shërbimin që i bën, kape për dorën e saj dhe tregoja rreziqet e rrugës, bëje atë të jetë nën mbikëqyrjen dhe kujdesin tënd.

(vazhdon)

Përkthehu: Fazli Bunjaku