10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit

Çka pas Ramazanit?
Në Ramazan isha afër Zotit…bëja namaz vullnetar… ndjeja kënaqësinë e adhurimit… lexoja shumë Kuran… isha i kujdesshëm në faljen e namazit me xhemat…nuk shikoja atë që Zoti e ka ndaluar…
Mirëpo pas Ramazanit kam humbur kënaqesinë e adhurimit që e përjetoja në Ramazan. Nuk gjej përkushtim për adhurim… shpesh me ik namazi i sabahut me xhemat… kam braktisë shumë namaze vullnetare, nuk lexoj Kuran…

A ka zgjidhje për këtë problem?
Këtu, vëllai im, ke 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit.
1 – Së pari dhe më kryesorja kërko ndihmë prej Zotit të Madhëruar për udhëzim dhe qëndrueshmëri ne fe. Allahu e ka lavdëruar lutjen e të thelluarve në dije.
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh”. (Ali Imran: 8)
2 – Shtimi i shoqërimit me njerëz të devotshëm dhe përkushtimi për të prezentuar në vendet e përgjithshme ku përmendet emri i Allahut si ligjërata po edhe në ndeja të veçanta si vizita.
3 – Njohja me jetën e njerëzve të mirë përmes leximit të librave ose duke dëgjuar ligjërata në veçanti jetës së sahabëve pasi njohja e jetës së tyre shton ambicjet dhe rrit vendosmërinë.
4 – Dëgjimi i ligjëratave, hutbeve, këshillave islame që janë tërheqëse në CD, kaseta dhe blerja e tyre kohë pas kohe.
5 – Të kushtuarit rëndësi kryerjes së farzeve si pesë namazet obligative, kompenzimin e ditëve të paagjëruara të Ramazanit pasi në kryerjen e obligimeve ka mirësi të mëdha.
6 – Të kushtuarit rëndësi veprave vullnetare madje edhe nëse janë pak, pasi “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato të vazhdueshmet, edhe nëse janë pak.” Ashtu si ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
7 – Fillimi i mësimit përmendësh të Kuranit dhe vazhdimi i leximit të tij në namaze dhe jashtë tyre.
8 – Përmendja e shumtë e Zotit dhe të kërkuarit falje Atij. Kjo është një vepër e thjeshtë mirëpo me dobi të madhe që rrit besimin dhe forcon zemrën.
9 –Largimi nga gjërat që prishin zemrën si shoqëria jo e mirë, shikimi i ndaluar i televizionit, dëgjimi i muzikës, shfletimi i revistave me përmbajtje të fëlliqur.
10 – Së fundi, o vëlla i dashur të porosis të pendohesh shpejt. Pendim të vërtetë, ku nuk ka kthim në mëkate me lejen e Zotit. Allahu gëzohet shumë nëse njeriu pendohet.
Vëllai i bekuar! Mos u rreshto në mesin e atyre njerëzve që e njohin Zotin vetëm në Ramazan. Gjeneratat e para për njerëzit e tillë thonin: “Sa njerëz të këqij janë ata që e njohin Zotin vetëm në Ramazan”. Lamtumirë vëlla i dashur deri në Ramazanin e ardhshëm duke shpresuar që të keni shëndet, mirëqenie dhe qëndrueshmëri në fenë e Allahut, nëse do Allahu.
Shkroi: Abdullah Ibn Abdur-Rahman el-Xhibrin