Vendi i ezanit të parë në Afrikë:Kairouan

Karouan është qyteti i parë ku Ezani, thirrja islame për lutje (namaz), është praktikuar në Afrikë.

Si një nga qendrat më të mëdha ekonomike, politike, fetare dhe shkencore të civilizimit Islam. Kairouan është qyteti i parë ku Ezani, thirrja islame lutje (nama), ishte praktikuar në Afrikë.

Një nga qytetet më të bukura të Tunizisë, Kairouan historia e të cilit daton që nga shekulli i VII-të. Në vitin 2009 Organizata për kooperim Islamik zgjodhi qytetin si kryeqytet të kulturës islame e cila është në kuadër të listës botërore të trashëgimisë kulturore të UNESCOS.

2

Rëndësia e Kairouan-it për zgjerimet islame është shumë e madhe. Veçanërisht, kur Al-Andalus, e njohur po ashtu si gadishulli Iberik Islamik ishte pushtuar nga ana e muslimanëve, Kairouan-i shërbeu si qendër logjistike. Qyteti ishte themeluar në vitin 670 nga ana e Uqbaibn Nafi, gjenerali i cili shërbeu në dinastinë Umejjade i cili udhëhoqi pushtimin e Magrib-it. Edhe emri i qytetit Kairouan, do të thotë – kamp ushtarak.

 

Për shkak se ishte formuar për arsye të sigurisë, Kairouan-i duket si një kështjellë e ruajtur me muret e saja të njohura përreth qytetit i cili ishte ndërtuar nga ana e Guvernatorit Mohammed Hoazi dhe ka mbijetuar deri në këtë moment. Përgjatë dyerve të vendosura në mure, çdo njeri mund të arrijë qendrën e qytetit ku ndodhet pazari historik. Pazari është zemra e jetës për Kairouan-in duke përmbajtur të gjitha ngjyrat e jetës. Tregtarët janë krenar për qilimat të grumbulluar vertikalisht të quajtura Zarbiyya. Ndër shumtë të tjera, një nga arsyet që e bëjnë Kairouan-in si një nga vend ndaljet kryesore turistike në Afrikë është edhe pusi Barutta. Qindra turistë vizitojnë qytetin dhe shijojnë ujin në këtë bunar i cili është ndërtuar për të ju siguruar ujë banorëve të qytetit të cilët vuajnë shumë si pasojë e mungesës së ujit.

Xhamia qendrore e qytetit, e ndërtuar në shekullin e VII-të ka një vend të veçantë në historinë e Islamit për shkak se Ezani i parë në Afrikë ishte praktikuar këtu. Xhamia e parë e Kairouan ishte ndërtuar nga ana e Uqbaibn Nafi në vitin 671. Objekti i me rëndësi kulturore shërben sot si xhami qendrore është saktësisht 1342 vjet e vjetër. Xhamia e

cila është rinovuar disa herë, prezanton një nga stilet e arkitekturës Islame të Afrikës Veriore. Minare-ja shfaq një nga karakteristikat kryesore dalluese të ndërtimit të saj unike. Përderisa është shume sensitive kundrejt ndryshimit të temperaturës, një pjesë e saj është e ruajtur me qelq.

Kairouan-i ishte ndërtuar në mbeturinat e një qyteti të vjetër Romak të quajtur, Kamunia. Shtyllat në oborrin e xhamisë, përbëhet prej 350 shtyllave, gjë që lë mundësinë e lidhjes me trashëgimi romake. Dyert e xhamisë së Kairouan-it ishin hartuar nga një shembull unik i gdhendjes së drurit. Përderisa ndjenja e qetësisë dominon pjesën e jashtme të ndërtesës historike, figurat përqendrojnë vëmendjen në muret e saj si dhe xhamat tërheqin shikimin në qelqin e llojllojshëm që të ofrojnë ndjenjën e çlodhjes. Përbrenda saj është e mbushur me vlera artistike. Aty është edhe një bunar i cili shërben për myslimanët që vijnë në Xhami për tu lutur.

Penaime.com

Përktheu: Galdim Ajeti

Burimi: Kuzey News Agency