Vdes “njeriu më i ndytë” në Evropë: bëri jetë prej thëngjilli!

Ludvik Dolezal nuk jeton më. Njeriu që vuante nga një gjendje psikologjike që për pasojë e detyronte atë të djegë çdo gjë që binte në duart e tij, ka dhënë frymën e fundit.

60-vjeçari  jetoi në një fermë të braktisur në fshatin Skrivany, në pjesën veri-qendrore të Republikës Çeke.

Ai digjte goma, plastikë dhe të gjitha sendet e tij, ndërsa flinte i mbuluar në hi, me të cilin fërkonte lëkurën e tij.

Për këtë arsye, ai ishte gjithmonë i zi, përveç të bardhës në syve të tij, duke fituar statusin “njeriu më i ndytë në Evropë”.

Zjarrfikësit janë thirrur shpesh që të shuajnë flakët që i ndizte ai, edhe pse as ai vetë dhe as dikush tjetër nuk është lënduar ndonjëherë prej flakëve të vëna.

Dolezal ka jetuar nga ndihmat sociale të cilat janë paguar nga qeveria çeke, por as ato nuk i janë dhënë për shkak të frikës se ai do t’ua vinte edhe atyre flakën.

Në vend të kësaj, për paratë e tij është përkujdesur kryetari i komunës së fshatit i cili ka përgatitur atij një paketë ushqimi për të mbijetuar për çdo ditë të jetës së tij. /tesheshi.com/