RTV PENDIMI

Lajme

Ukraina: Përparimi i Rusisë është ndalur në të gjitha frontet

Kryekëshilltari i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, Oleksiy Arestovych njoftoi se përparimi i Rusisë është ndalur në të gjitha frontet, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përparimi i Rusisë është ndalur në të gjitha frontet. Palës ruse nuk i ka mbetur fuqi ta kthejë këtë ecuri”, tha Arestovych lidhur me ditën e 25-të të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Ai theksoi se palët ndërkohë janë angazhuar në veprime të reja taktike. “Luftimet vazhdojnë por ne po luftojmë më mirë”, tha Arestovych.

Sipas tij, në Rusi kanë filluar presionet kundër personelit ushtarak, madje edhe komandantët kanë filluar të akuzohen për frikë dhe karakter të dobët si pasojë e inspektimit të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e