RTV PENDIMI

Lajme

Ka ndërruar jetë imami i xhamisë së fshatit Jabllanicë, Adem ef. Ademi

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 21 mars 2022, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë imami i xhamisë së fshatit Jabllanicë, Adem ef. Ademi.

Biografi e shkurtër

Adem ef. Ademi lindi më 09.05. 1966 në fshatin Bradash të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e përfundoi në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, në vitin 1985.
Për një periudhë shtatë vjeçare shërbeu si imam pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, para luftës shërbeu në xhaminë e fshatit Skivjan, kurse nga viti 2017 shërbeu si imam në xhaminë e fshatit Jabllanicë.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet më 21 mars 2022, e hënë, në varrezat e fshatit Bradash, komuna Podujevë, në orën 16:00.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e