RTV PENDIMI

Histori islame

Tregimi i pendimtarit, i cili kishte mbytur 100 njerëz

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Para jush ka qenë një njeri, i cili i ka mbytur nëntëdhjetë e nëntë njerëz. Ai pyet më të diturin e atij vendi për mëkatin e tij, e ai e shpie te një mistik. Shkon te mistiku, e i thotë: “Kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz, a ka shpresë që të më pranohet pendimi?” Ai i përgjigjet: “Jo”. Nga mllefi e mbyt edhe këtë dhe i bën njëqind. Pastaj pyet: “Cili është dijetari më i njohur në botë?” Ia tregojnë dijetarin më të njohur. Shkon te ai dhe i thotë: “Kam vrarë njëqind njerëz. A kam shpresë që të pendohem e të më pranohet pendimi?” Ai i përgjigjet: “Po”. Pastaj i thotë: “Ajo çka është pengesë mes teje dhe pendimit është se ti duhet të shkosh në një vend, sepse në atë vend ka njerëz, të cilët e adhurojnë Allahun. Edhe ti adhuroje së bashku me ta dhe mos u kthe më në vendin tënd, sepse është vend i keq”.

Kështu që niset për të shkuar në atë vend. Kur arrin në mes të rrugës e takon vdekja. Atëherë bisedojnë Meleku i mëshirës me Melekun e dënimit. Meleku i mëshirës thotë: “Ka ardhur i penduar, me zemër të orientuar te Allahu i Lartmadhëruar”. Meleku i dënimit thotë: “Ai kurrë nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë punë të mirë”. Një melek në formë njeriu u afrohet atyre. Atëherë vendosin që ai të gjykojë me drejtësi. Ai u thotë: “Mateni gjatësinë në mes dy vendeve dhe shikoni se nga cili vend vendvdekja e tij është më afër”. Kur e masin gjatësinë shohin se ai është më afër vendit, për të cilin ishte nisur. Për këtë arsye e merr me vete meleku i mëshirës”. (Muttefekun alejhi)

Të ngjajshme :

Histori islame

Sadakaja e pranuar

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri tha: “Do të jap sadaka.” Doli dhe e dha sadakanë në
Dija & Daveti Histori islame Hutbe Mirësjellja - Edukata fetare

PUNËT E PARA NË MEDINË (HUTBE)

Në kohën mekase besimtarët kishin shumë vështirësi për ta mbajtur fenë Islame. Kushdo që mundohej ta shfaq fenë haptazi, torturohej