Speca të mbushur – Receta verore plot shije

Speca të mbushur – Receta verore plot shije

Ideale për një vakt të shijshëm dreke por edhe darke, specat e mbushura kombinohen në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës por edhe me zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare.

Specat e mbushura me oriz mbeten një nga recetat më të preferuara të shqiptarëve sidomos gjatë stinës së verës kur ato gatuhen nga duart e amvisave.

Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi.

Përbërësit

5-6 speca për mbushje

2 kokrra mesatare qepë

4-5 filxhanë kafeje oriz

1 filxhan çaji mish i grirë

kripë, piper

1 tufë majdanoz

2-3 kokrra mesatare domate

Disa thelpinj hudhër

Rigon

Përgatitja

Specat zgjidhen me tul dhe të mëdha, lahen, u pritet bishti në formë kapaku, u hiqen farat.

Kalohen në një skuqje të lehtë me vaj ulliri dhe vendosen me rradhë në tavë.

Në një enë me vaj ulliri kaurdiset qepa e grirë hollë. Pasi volumi i qepës të bjerë shtoni domatet e grira hollë dhe kaurdisini për pak minuta.

Më pas, shtoni mishin e grirë dhe hudhrat dhe kaurdiseni derisa masa të mbetet në yndyrën e saj.

Hidhni kripën, piperin, majdanozin, rigonin dhe ujë dhe lërini të zjejnë për 15 minuta, më pas shtoni orizin dhe lëreni të zjejë përgjysmë dhe masa të jetë e lëngshme.

Nëse preferoni në vend të majdazonit mund të përdorni edhe kopër.

Me masën e përgatitur mbushni specat me rradhë por jo plot, pasi gjatë zierjes orizi shton sasinë dhe mbushja del jashtë. Nëse u tepëron oriz nga masa e mbushjes pasi të keni mbushur specat hidhjani tavës rreth e rrotull specave.

Në fund tavës hidhini dhe pak kripë, pak lëng mishi ose ujë dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur