RTV PENDIMI

Lajme

Sot hapet spitali rajonal i ndërtuar nga Turqia në Fier

Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri Fier, për të cilën premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Turqi më 6 janar, do të hapet sot me anë të një ceremonie, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e inaugurimit do të marrë pjesë edhe presidenti Erdoğan me anë të video-konferencës, ndërsa do të jenë të pranishëm ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale një video me pamje me dronë të spitalit që do të hapet sot.

Kantieri i spitalit ishte hapur më 22 janar, ndërsa Rama kishte theksuar se me tre turne do të angazhohen 1.200 forca pune.

Sipas marrëveshjes e cila është nënshkruar më 02 shkurt të vitit 2021 nga zv/ministri turk i Shëndetësisë, Halil Eldemir dhe ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, Turqia merr përsipër t’i dhurojë Shqipërisë një spital me 150 shtretër që u ndërtua në Fier dhe pajisjet mjekësore, materialet dhe orenditë për t’u përdorur në këtë spital.

Sipas marrëveshjes, ky donacion jepet nga pala turke në mënyrë që të forcojë sistemin shëndetësor shqiptar dhe të mbështesë infrastrukturën e kujdesit shëndetësor. Në këtë kontekst, Turqia do të caktojë personelin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri gjatë fazës së tranzicionit të spitalit rajonal të Fierit dhe do të ofrojë këshillim përmes Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e