Rtv Pendimi

Sonte ndërrohet Kisve-ja e Qabesë

Sonte ndërrohet Kisve-ja e Qabesë

Kisveja apo mbulesa që e mbulon Qabenë në Mekë pritet të ndërrohet dhe të ngritët sonte pas namazit të Jacisë njoftojnë autoritetet zyrtare.

Ndërrimi i mbulesës së Qabesë është një ceremoni tradicionale që bëhet çdo vit e që më ndërrimin e saj simbolizohet edhe fillimi i sezonit të haxhit. Kisveja është një mbulesë nga mëndafshi e që përfshin në të vargje nga Kurani të qëndisura me fije ari. Në të shkruhen ajete Kuranore rreth haxhit dhe pjesë të ndryshme nga Kurani Fisnik.

Por pse ngritët mbulesa çdo vit?

Çdo vit mbulesa e Qabesë ngritët dhe vendoset një pëlhurë e bardhë që simbolizon Ihramin (veshjen e haxhilerëve). Mbulesa ngritët 3 metra lart për të parandaluar dëmtimin e saj për shkak të turmave të mëdha që mblidhen gjatë sezonit të haxhit dhe bëhet e vështirë për të kontrolluar turmat. Po ashtu ngritët lart për të parandaluar besëtytnitë tek disa pelegrinë që tentojnë të prenë copë nga ajo me besimin që ato copa të mbulesës mund të iu sjellin fat apo përfitime shpirtërore dhe se disa njerëz shkruajnë emrat ose lutjet e tyre në mbulesë.

Pse vendoset pëlhura e bardhë rreth Qabesë?

Pëlhura e bardhë vendoset për të simbolizuar fillimin e sezonit të haxhit. Në të kaluarën mbulesa ngrihej duke zbuluar pëlhurën e bardhë nën të mirëpo viteve të fundit vendoset një pëlhure e veçantë.

Pse nuk u ngrit mbulesa me 15 Dhul Kade?

Ngritja e mbulesës së Qabesë zhvillohet çdo vit në ose një ditë para datës 15 të muajit hënor, sepse pas kësaj date fluksi i haxhilerëve rritet dhe turmat e mëdha e bëjnë të vështirë ceremoninë e ndërrimit të mbulesës. Mirëpo ketë vit për shkak të kufizimeve në numrin e haxhilereve e që pritet të marrin pjesë vetëm 60,000 prej tyre turmat janë të menaxhuara lehtë dhe nuk pengojnë në ndërrimin e mbulesës së Qabesë. /mesazhi.com

 

            

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH