Kur të merrni faturën e energjisë elektrike, a e dini çfarë vërtet paguani? Mbase shpenzoni më shumë energji seç do të duhej të kishit shpenzuar?
Shkyçni nga prizat të gjitha aparatet të cilat nuk i përdorni, sepse shpenzojnë rrymë edhe pse nuk punojnë. Dallimin në shpenzime do ta vëreni që pas faturës së parë.
Ndryshoni shprehitë
Zëvendësoni poçet elektrike me ndriçim ekonomik apo me ndriçim LED. Në shikim të parë kjo zgjidhje do t’ju duket e shtrenjtë, mirëpo në afat më të gjatë do të zvogëloni shpenzimin e energjisë dhe vetvetiu edhe faturën.
Poçet ekonomike zgjasim madje dhjetë herë më shumë nga ato të zakonshmet, andaj edhe në këtë mënyrë do të kurseni.
Shumica konsiderojnë që më racionale është që bojlerin ta mbani vazhdimisht të lidhur në rrymë, gjë që nuk është e saktë. Kjo posaçërisht ka të bëjë me bojlerët e vegjël në kuzhina, i cili është shpenzuesi më i madh.
Dallimi i temperaturës së ujit në bojler dhe në ambient çon në rrjedhjen e ngrohtësisë, gjë që është humbje e panevojshme e energjisë.
Te bojlerët e mëdhenj termostati do të duhej të rregullohej në 50 deri në 60 shkallë dhe çdo të dytin vit të pastrohet nga gurët e vegjël.
Blini vetëm aparate që shpenzojnë pak
Bëhuni praktik edhe me rastin e blerjes zgjidhni vetëm aparate të klasit A+ apo A++. Janë më të shtrenjtë, por shpenzojnë deri në 45 për qind më pak energji.
Ndonëse punon, frigoriferi i klasit A+ shpenzon 30 – 42 për qind, ndërkaq ai i klasit A++ më pak se 30 për qind energji në krahasim me ata të klasit D.
Frigoriferët bëjnë pjesë në shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë dhe nëse nuk mund të blini të ri, rregulloni termostatin midis gradëve tre dhe pesë Celsius. Gjithashtu, mos lejoni që në të të krijohet shtresa e akullit.
Zvogëloni shpenzimin e ujit
Për fillim kontrolloni a ju rrjedh uji në ndonjë çezmë, rregulloni dhe shtrëngoni mirë. Nuk do të besoni sa ujë kursehet me këtë veprim të thjeshtë. Zëvendësoi larjen në vaskë me larjen në dush.
Për larje nevojiten 150 -180 litra ujë. Për nxehjen e ujit në 37 gradë do të shpenzoni gjashtë kilovatë në orë. Nga ana tjetër, për dush nevojiten 30-50 litra ujë të ngrohtë, andaj edhe shpenzimi i energjisë është shumë më i vogël – 1,5 kilovatë në një orë.
Kur i lani dhëmbët mos e lëshoni ujin të rrjedhë. Njësoj veproni edhe kur i lani enët me dorë. Mbushni lavamanin apo enën e përshtatshme me ujë dhe në të me sfungjer pastroni enët, dhe vetëm në fund shpëlani.