Halitozis ose siç njihet në popull era e keqe e gojës, është prezente në çdo të katërtin person. Gjatë muajit të Ramazanit kjo është edhe më prezente, shkaku për shkak që largimi nga pija dhe ushqimi bënë që era të jetë edhe më prezente.
Për ta parandaluar erën e keqe, duhet që pas ngrënies së syfyrit t’i kushtojmë rëndësi higjienës së gojës. Sepse është dëshmuar që mosushqyerja në orare të gjata, ndikon në rritjen e bakterieve në gojë.
Për të parandaluar erën e keqe të gojës, duhet të qëndrojmë larg ushqimeve me mëlmesa, sepse ato ndikojnë në erën e pa këndshme të gojës.Gjatë Ramazanit duhet t’i jepet vëmendje ushqimit, e sidomos të konsumojmë ushqimeve që kanë përmbajtje të fibrozave. Në vend të konsumimit të një gote çaj, shërbehuni me perime. Kur hani ushqimin duhet t’i jepni rëndësi përtypjes./Magazina e Ramazanit/.