SI E DI TI SE KUSH TË DO?!

U pyet një njeri i urtë, se si e di ai se kush e donë?!

U përgjigj: Ai që e bart dertin tim dhe pyet për mua, dhe i fal gabimet e mia dhe ma rikujton Zotin tim! Ky njeri, mua më donë!

U pyet: E ti, si e shpërblen atë dhe si ia kthen?!

U përgjigj: Bëj dua për të në mungesë të tij!

O Zoti im, unë nuk e di se me çka ballafaqohen shokët e mi dhe të dashurit e mi nga problemet, kurse Ti, je i Vetmi që i di  ato! Unë e shoh të qeshurin e tyre dhe Ti i sheh lotët e tyre, unë e shoh pamjen e tyre të jashtme, kurse Ti, e sheh pikëllimin e zemrës së tyre.

O Zot, mëshiroji të dobëtit nga ta dhe jepu atë që e kërkojnë nga Ti, dhe shpërbleji me të mira dhe fisnikëroi me rehati pas vështirësive dhe me lumturi pas mërzive.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU