I pasur me ujë dhe fruktozë, shalqiri përmban një varietet të madh vitaminash, në veçanti vitaminën A, vitaminën C dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frutë shumë hipokalorike, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes.
Përveçqë mund të konsumohet i vetëm, shalqiri mund të përshtatet shumë mirë me pjata si sallatat verore, të shoqëruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepët dhe lakrat.
Përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera të shalqirit që përmbajnë më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t’u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit. Me të njëjtën shije dhe me të gjitha vlerat si shalqiri i zakonshëm, ai do të përmbajë rreth 50 për qind më pak sheqer