“Rastin e kemi paraqitur tek inspektorët dhe presim zbulimin e atyre që bënë këtë ndotje të liqenit”. Në bisedën që patëm me disa peshkatar sportiv nga Dibra, na informuan se ndjehen tejet të shqetësuar për këtë katastrofë ekologjike ndaj liqenit. Ata shtojnë se këto hidrokarburante do të dëmtojnë në masë të madhe florën dhe faunën e liqenit. Edhe dibranët ashpër dënojnë këtë akt dhe presin që sa më shpejt të dënohen ata që shkaktuan këtë skandal ekologjik. Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, në reagimin e tij thekson se është ky një dëm i madh që i është bërë liqenit të Dibrës. E dënoj këtë akt jonjerëzor dhe kërkoj nga institucionet kompetente të marrin masa urgjente për të zbuluar shkaktarët të ndotjes”, thotë Duka dhe shton se ndotja do të shkaktojë dëme ekologjike.
Liqeni i Dibrës deri tani kishte ndotje nga mbeturinat plastike, të cilët gjatë sezonit pranveror vijnë nëpërmjet lumit Radikë në liqenin e Dibrës. Bëhet fjalë për mbeturina plastike që vijnë nga deponitë e shumta të egra nga fshatrat e Rekës, dhe pastrimi i tyre bëhet me aksione të shumta ekologjike. Por edhe përkundrejt pastrimit të mbeturinave, është fakt se ka ndotje të liqenit, thotë aktivisti i njohur në sferën e ekologjisë, Shuip Marku. Sipas tij, derdhja e mazutit liqenit i ka sjellë dëme të mëdha. Megjithatë, deri të dielën asnjë nga institucionet kompetente nuk ka prezantuar informatë apo masa që janë ndërmarrë kundër ndotjen së liqenit të Dibrës me hidrokarburante. (koha.mk)