RTV PENDIMI

Lajme

Regjimi sirian akuzon Izraelin për sulm ajror në portin e Latakias

Regjimi sirian i Bashar Al-Asadit pretendoi se Izraeli kreu një sulm ajror në portin e Latakias në Sirinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit, SANA, duke cituar një burim ushtarak të ministrisë së mbrojtjes, njoftoi se Izraeli shënjestroi portin e Latakias me një sulm ajror në orën 03:21 sipas kohës lokale.

Në lajm thuhet se nuk ka pasur humbje jetësh, kurse shumë kontejnerë tregtarë në port janë djegur.

– Sulmet që dyshohet se janë kryer nga Izraeli

Regjimi i Asadit pretendon se Izraeli organizoi sulme në provincën Latakia më 7 dhjetor, provincat Homs dhe Tartus më 8 nëntor; në Damask më 4 nëntor dhe 30 tetor; rajonin Palmyra të Homsit më 14 tetor; më 8 tetor në Bazën Ajrore T4 në Homs; në Damask më 3 shtator; Damask dhe në Homs më 20 gusht; në provincën Quneitra në jug të vendit më 17 gusht; në Aleppo më 19 korrik; më 9 qershor, 17 mars, 28 dhe 15 shkurt në Damask; në Quneitra më 4 shkurt; në Deir ez-Zor në Sirinë lindore më 13 janar; në jug të Damaskut më 7 janar dhe më 30 dhjetor 2020 rajonin Nabi Abel në zonën rurale perëndimore të Damaskut.

Sulmet e Izraelit në Siri zakonisht ndodhin në mbrëmje ose gjatë natës.

Që nga viti 2011, kur filloi lufta civile, Izraeli ka kryer herë pas here sulme kundër grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake të regjimit në Siri.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e