Rtv Pendimi

Pse lidhet islami dhe myslimanët me terrorin?

Nga Fitim Zekthi

Sulmet e urryera terroriste në Bruksel po tregojnë se ISIS nuk ka asnjë mundësi të shtyjë elitën intelektuale, kulturore por edhe politike të perëndimit, të shohë tek ajo një organizatë myslimane dhe të nisë të shohë tek islami apo te çdo mysliman njerëz që kanë predispozitë të bëhen terroristë.

NdonĂ«se jo me intensitetin e reagimeve pas sulmeve ndaj Charlie Hebdo-sĂ« apo atyre nĂ« Bataclan, sociologĂ«, filozofĂ«, shkrimtarĂ« etj., e kanĂ« quajtur thjesht tĂ« urryer taktikĂ«n e ISIS-it apo tĂ« kujtdo terroristi qĂ« kĂ«rkon tĂ« nxisĂ« me kĂ«to akte reagimin e shoqĂ«rive perĂ«ndimore ndaj Islamit dhe myslimanĂ«ve, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i hedhur ata nĂ« prehrin e saj.

Këto akte diabolike që duan të shokojnë dhe terrorizojnë, kërkojnë vetëm një gjë: identifikimin e islamit dhe myslimanëve si në gjendje lufte me perëndimin. Kjo do të bënte, mendojnë terroristët, që mbi një miliardë myslimanët të shihnin tek ISIS udhëheqësin e tyre dhe kësisoj numri i rekrutëve të rritet pa ndalur.

Refuzimi ka qenë gjigant dhe emocionues çka tregon vitalitet të perëndimit por edhe myslimanëve kudo. Disa nga njerëzit më të njohur të botës akademike në perëndim si filozofët dhe sociologët Habermas, Sloterdijk, Lessenich, Soeffner në Gjermani, Galston, Fukuyama, Brooks, Gutting në SHBA, Collin, Phoesel, Rosanvallon në Francë apo Negri në Itali, që kur nisën diskutime të tilla më shumë se 15 vjet më parë, kurrë nuk kanë folur për luftë ndaj islamit, për fe që prodhon terrorizëm apo për fe që nuk pranon një kulturë apo një qytetërim.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të gjerë dhe zërit të elitës akademike nuk kanë munguar zërat që e cilësonin islamin si fe terroriste, që i cilësonin myslimanët si njerëz që luftojnë kundër demokracisë dhe qytetërimit perëndimor etj. Këta zëra përbëhen nga blogera, gazetarë, aktivistë të zakonshëm të cilët kurrë nuk janë shqetësuar për ndonjë seriozitet shkencor apo akademik në qëndrimet e tyre.

Ndër ta mund të përmendim Magdi Allam bloger, i ashtuquajturi Ibn Warraq, një aktivist antimysliman, Pamella Gellner blogere dhe organizatore konkursesh karikature, Glen Beck opinionist në Fox News, Phyllis Chesler psikoterapist, Ann Coulter komentatore apo edhe Breivik 
. etj. etj.

Edhe në Shqipëri , sidomos në Kosovë, ka nga ky grup njerëzish që për fat të keq dhe ndryshe nga perëndimi nuk gjenden vetëm në blogje dhe media por edhe në universitete apo qendra akademike.

Ky grup në padije të plotë sillet bash si blogerat apo aktivistët islamofobë në botë dhe duket se këmbëngul që të mos shohë diskutimet që bën elita kulturore e atjeshme. Për të kuptuar diçka, këtë dallim mes elitës akademike dhe kulturore dhe grupit të blogerëve, aktivistëve apo gazetarëve etj., do të përpiqemi ta shohim pak më gjerë në hapësirën ku ndërtohet ky diskurs.

Alasdair Mc Intyre, një nga filozofët më të njohur sot në botë, profesor në universitetin e Notre Dame (Indiana) ka zhvilluar gjerësisht tezën e emotivizmit. Sipas tij, në masë të gjerë sot njerëzit nuk arrijnë të kenë një kuptim të përbashkët mbi të mirën. Duke mos patur një kuptim të përbashkët mbi të mirën ata nuk kanë mundësi të ndërtojnë argumente të arsyetuara. Kështu ata hyjnë në diskutim apo në marrëdhënie me të tjerët dhe me botën duke u përkufizuar nga dëshirat dhe preferencat e tyre, të cilat ata i mendojnë se janë të arsyeshme pavarësisht se nuk i mbështesin në argumente të arsyetuara.

Kjo bën që njerëzit, -thotë Mc Intyre të përpiqen ta imponojnë dëshirën apo preferencën e tyre (e cila nuk është dhe nuk mund të jetë subjekt i argumentimit të arsyetuar) në çfarëdo forme që të mundin. Në këtë pikë gjithkush ka një kuptim të tijin mbi të mirën, të vërtetën dhe të drejtën, i cili buron nga dëshirat dhe preferencat e tij (jo nga argumenti i arsyetuar).

Kësisoj gjithkush zgjedh parimet që i hyjnë në punë duke qenë se ai nuk i zgjedh ato sipas një argumenti të arsyetuar por sipas dëshirave. Ky është emotivizmi. Ai është një arsye madhore pse shumë zëra që sulmojnë islamin, shohin një mysliman te çdo terrorist dhe shohin dhunë te feja apo e shohin fenë si burim dhune nuk tërhiqen asfare pse në atë që thonë nuk ka argumente të arsyetuara.

KĂ«ta nuk duan tĂ« dinĂ« ç’ështĂ« islami, ç’ështĂ« feja, ç’ështĂ« shteti, ç’janĂ« “luftĂ«rat fetare”, si lexohet njĂ« tekst fetar, si luftohet terrorizmi dhe ku tĂ« çon mĂ«nyra e tyre e diskutimit. Ata janĂ« robĂ«r tĂ« dĂ«shirave dhe preferencave. ËshtĂ« kjo arsyeja pse elita akademike dhe universitare e perĂ«ndimit sillet ndryshe pasi nĂ« nivele tĂ« tilla akademike nuk mund tĂ« ndĂ«rtohet mendim mbi preferenca dhe dĂ«shira personale.

Një tjetër element që ndihmon të shpjegohet kjo arsye na vjen nga filozofi i famshëm italian Giorgio Agamben. Agamben merr një shembull nga Roma e vjetër. Mes shumë dënimeve Roma është e njohur edhe për Homo Sacer-in. Homo Sacer ishte dikush që ishte shpallur i përzënë nga shoqëria, të cilin mund ta vriste kushdo dhe nuk mbante asnjë përgjegjësi. Ta vrisje homo sacer-in nuk dënoheshe. Homos sacer nuk mbrohej nga asnjë ligj.

Aristoteli thoshte se njeriu nĂ« polis ka bios, jetĂ« me tĂ« drejta politike dhe ligjore, ndĂ«rsa jashtĂ« tij vetĂ«m zoi, jetĂ« vetĂ«m si organizĂ«m biologjik. Agamben nisur nga kjo ka krijuar njĂ« koncept tĂ« ri atĂ« tĂ« “jetĂ«s lakuriq”, pra tĂ« jetĂ«s vetĂ«m si gjallim i trupit, e cila Ă«shtĂ« ajo qĂ« mbetet pasi njeriut i hiqen tĂ« drejtat politike. Sipas Agamben Aushvici dhe tĂ« gjitha kampet e pĂ«rqendrimit janĂ« homo sacer, aty njerĂ«zit kanĂ« vetĂ«m jetĂ«n lakuriq.

Agamben e zgjeron më tej këtë koncept dhe thotë se sot Aushvici i ka rrëzuar muret dhe ka hyrë në shoqëri, gjendet te të varfërit, tek ata që mbesin burgjeve dhe nuk mbrohen dot, te të papunët apo te romët dhe shtresa të margjinalizuara. Agamben thotë se stadiumi i Barit në vitin 1992 ku u futën dhunshëm refugjatë shqiptarë ishte pikërisht kjo, homo sacer.

Sipas Agamben sovrani Ă«shtĂ« ai qĂ« i pĂ«rcakton disa kategori, grupe apo bashkĂ«si njerĂ«zish si entitete qĂ« kanĂ« vetĂ«m zoi dhe jo bios, qĂ« kanĂ« vetĂ«m jetĂ«n lakuriq, qĂ« nuk kanĂ« asnjĂ« tĂ« drejtĂ« politike dhe njerĂ«zore. KĂ«to grupe nuk janĂ« si tĂ« tjerĂ«t, ata nuk meritojnĂ« as t’i konsiderosh si njerĂ«z.

Pak a shumĂ« kjo qasje funksionon kur mediat, opinionistĂ«t dhe shumĂ«kush tjetĂ«r nuk flet, nuk vĂ« flamuj, apo lule kur vriten njerĂ«z nga terrori nĂ« Ankara, Bregun e FildishtĂ« apo Stamboll. Ata cilĂ«sohen qenie me zoi dhe jo me bios. Agamben e zgjeron edhe mĂ« kĂ«tĂ« koncept dhe thotĂ« se grupet apo bashkĂ«sitĂ« homo sacer janĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rjashtimit dhe detyra e sovranit Ă«shtĂ« tĂ« qeverisĂ« kĂ«tĂ« masĂ« jetĂ«sh lakuriq, tĂ« menaxhojĂ« atĂ« masĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« mos kuptojĂ« fare se ç’ështĂ« e vĂ«rteta, e drejta etj. Shteti modern duke qenĂ« se Ă«shtĂ« duke u kthyer pa ndalur prej dy shekujsh nĂ« njĂ« gjigant, nuk mund tĂ« ketĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n indiferencĂ« ndaj homo sacer-it si dikur nĂ« RomĂ«.

PĂ«rkundrazi ai duhet ta menaxhojĂ« dhe ta bĂ«jĂ« tĂ« mos shohĂ« dhe tĂ« mos kuptojĂ« veten. KĂ«shtu njĂ« pjesĂ« e madhe e njerĂ«zve, jo vetĂ«m e punĂ«torĂ«ve, tĂ« varfĂ«rve por edhe e atyre qĂ« punojnĂ« nĂ« media, nĂ« arsim, muzikĂ« apo lĂ«me tĂ« tjera janĂ« pa kuptuar qenie me jetĂ« lakuriq. Ato mund tĂ« mendojnĂ« se kanĂ« bios ngaqĂ« iu duket sikur kanĂ« akses nĂ« pushtet apo nĂ« tĂ« drejta, por nĂ« fakt janĂ« vetĂ«m ingranazhe qĂ« menaxhohen nga sovrani si jetĂ« lakuriq sa kohĂ« nuk mund tĂ« mendojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« racionale. Sociologu i njohur Peter Berger i Universitetit tĂ« Bostonit flet pĂ«r njĂ« “strukturĂ« tĂ« besueshme”, e cila Ă«shtĂ« njĂ« kontekst socio-kulturor ku njĂ« sistem kuptimi dhe bashkĂ«si e caktuar bindjesh fitojnĂ« statusin e tĂ« qenit “reale”, tĂ« “drejta”, tĂ« ‘vĂ«rteta” dhe “normale”.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, thotĂ« Berger, ajo qĂ« “imponohet” nga struktura mendohet si gjithçka. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, njĂ« pjesĂ« e mirĂ« e zĂ«rave tĂ« medias, tĂ« blogerĂ«ve, apo gjithfarĂ«soji, pa kuptuar janĂ« nĂ« statusin e qenies qĂ« zotĂ«ron zoi dhe nuk kanĂ« bios pasi janĂ« tĂ« pĂ«rjashtuar duke qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« dhe menaxhohen nga sovrani. Elita akademike dhe kulturore nuk mund ta lexojĂ« botĂ«n sipas strukturĂ«s pĂ«r tĂ« cilĂ«n flet Berger.

ËshtĂ« qesharake tĂ« dĂ«gjosh tĂ« pĂ«rsĂ«ritura marrina tĂ« thĂ«na nga njĂ« gazetare italiane, Oriana Fallaci, kohĂ« mĂ« parĂ« si “tĂ« gjithĂ« myslimanĂ«t nuk janĂ« terroristĂ«, por tĂ« gjithĂ« terroristĂ«t janĂ« myslimanĂ«â€ si postulate tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s apo tĂ« lexosh nĂ« shtyp se myslimanĂ«t nĂ« perĂ«ndim izolohen dhe nuk pranojnĂ« kulturĂ«n e atjeshme.

Pse nuk citohen akademikë si Bielefeld apo Ian Roberston që thotë se arsyet, me bazë fetare, për të vrarë janë të njëjta në mos më të vogla se sa shumë arsye të tjera.

Pse nuk lexohen sociologĂ« si Roy apo Nathan, qĂ« flasin pĂ«r njĂ« tjetĂ«r realitet, pse nuk pĂ«rmenden tekste bazike tĂ« Cavanagh apo Armstrong mbi luftĂ«rat fetare qĂ« s’kanĂ« qenĂ« kurrĂ« tĂ« tilla?

Lufta kundër terrorit është një luftë kundër një të murtaje që ka specifikat e veta dhe nuk mund të fitohet me narrativa të tilla përgjithësuese, të cekëta dhe të pambështetura. ISIS duhet izoluar dhe jo përkrahur.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH