Auto-Skicë

Prodhimi industrial në Turqi shënon rritje

Prodhimi industrial në Turqi është rritur me 14.4 për qind në dhjetor 2021 në nivel vjetor, bëri të ditur sot Instituti për statistika i Turqisë (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sektori i minierave dhe guroreve shënoi rezultate negative ndërsa treguesit e industrisë përpunuese dhe të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënuan rezultate pozitive.

Indeksi i sektorit të xeheve dhe gurëve në dhjetor ra me 1.4 për qind në nivel vjetor.

Indekset e prodhimit dhe të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar janë rritur në periudhën e njëjtë për 16.2 për qind, gjegjësisht 8 për qind.

Një grup ekspertësh këtë javë parashikuan rritje vjetore të prodhimit industrial të Turqisë në dhjetor të vitit 2021 prej 10.8 për qind.