PRESIDENTI I KËSHILLIT KONSULTATIV ISLAM NË ZVICER “IZRS” VIZITON BALLKANIN

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Këshillit Konsultativ Islam apo thënë ndryshe Bashkësisë Islame të Zvicres zotëri Nicolas Blancho viziton shtetet e Ballkanit si Kosovën, Shqipërin dhe Maqedonin.
Pasi në Zvicer numrin më të madh të muslimanëve e përbëjnë shqiptarët e këtyre shteteve të lartpërmendura, zotëri Blancho pa të udhës që t`i vizitoj këto shtete duke u ndalur në instuticionet fetare politike dhe kuturore të këtyre shteteve.

        
Zotëri Blancho fillimisht vizitoi Kosovën dhe institucionet e saj, e në mungesën e myftiut të Republikës së Kosovës zoteri Naim Ternava i cili gjindej në vizitë jashtë vendit nuk u mundësua një takim mes tyre.
Blancho në Prishtinë u takua me shumë hoxhallarë Prof.Dr. Shefqet Krasniqi, kryeimamin Sabri Bajgora,etj. si dhe shumë hoxhollarë të tjerë të këtij qyteti.

Blancho pastaj vizitoi Prizrenin ku u prit nga Këshilli i Bashkësisë Islame në krye me kryetarin e saj Lutfi Ballëku dhe kryesinë e K.B.I, për tëzhvilluar me ta një bisedë të ngrohtë vllazërore. Kryetari Lutfi Ballëku e njoftoi Blanchon nga afër rreth historikut dhe gjendjes aktuale të Prizrenit.
Zoteri Blancho ne Prizren pati edhe takime te ndryshme me Hoxhollare dhe vizitoj xhamia te ndryshme.

                                  
Pas kesaj presidenti Blancho në agjendën e tij kishte edhe vizitën e shtetit shqipëtarë ku takoi kreun e Komunitetit Musliman zotëri Selim Muqa dhe stafin e tij në Tiranë.
“Është knaqësi dhe nderë për ne që zgjodhët vendin tonë për të vizituar,” ju drejtua në mes tjerash Kryetari i K.M të Republikës së Shqipërisë zotëri Muqa. Nga ana e tij edhe zotëri Blancho falënderoi për mikëpritjen. Pastaj nënkryetari i Komunitetit i paraqiti Blanchos Projektin e Xhamisë së Madhe që do të ndërtohet në kryeqytet. Gjithashtu ata kerkuan nga muslimanët që jetojnë në Zvicer në të ardhmen të marrin pjesë në ndërtimin e këtij objekti të madh fetarë. “Nëse do Zoti do të ketë edhe muslimanë bujar nga shteti ynë që do të dërgojnë donacione për këtë projekt tuajin madhështor në Tirane” ishte fjala e zotëri Blanchos.

Në Tiranë mes tjerash Blancho mbajti disa fjalime ne xhamitë e këtij qyteti, dhe u takua me shumë hoxhollarë. Pastaj vizitoi zyrat e “Lidhjes se Hoxhollareve te Shqiperisë”. Pas Tiranës Blancho zgjodhi Elbasanin një qytet mjafte i bukur dhe historik, ku në Myftininë e Elbasanit u prit nga Myftiu zotëri Agim Duka dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët i treguan zoteri Blanchos disa prej aktiviteteve dhe punëve të mëdha që po bëheshin në Elbasan.
Ja vlen të ceket se Blancho vizitoi edhe disa monumente historike të qytetit.

Në turneun një javorë myftiu i Zvicres-Blancho pas Shqipërisë destinacion të tij zgjodhi Republikën e Maqedonisë ku u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame të këtij shteti zotëri Sulejman Rexhepi. Ata në bisedën një orëshe njoftuan njeri-tjetrin për gjendjen aktuale të dyja shteteve në përgjithësi dhe të muslimanëve në veçanti. Blancho si kreut të Komunitetit Musliman të Shqipërisë ashtu edhe Kreut te B.I të Maqedonisë ua shpalosi Planprogramin dhe vizionin e Këshillit Konsultativ të Zvicres dhe u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen mes këtyre institucioneve.
Blancho i njoftoi ata edhe rreth Ligës Islame të Evropës ku njëkohësisht është sekeretar i këtij institucioni me seli në Bern të Zvicres.

 

Udhëheqësit e komunitetit musliman në të dy shtetet e lartpërmendura u zotuan se në të ardhmen do të kenë një bashkëpunim të madh, duke pasë parasysh kërkesat si dhe nevojat e shqiptarëve në Zvicer, Me theks te veçant zoteri Sulejman Rexhepi ju drejtu me kete tekst: “Nuk do guxon të ketë imam apo besimtarë që është nën ëmbrellën e Bashksisë Islame e të bëhet pengesë e ketij rrugëtimi dhe vizioni që keni marr ju i nderuari Blancho.

Gjatë vizitës një ditore, sa zgjati në Maqedoni, zotëri Blancho u takua edhe me shumë prijës fetar dhe mbajti fjalime të ndryshme. Ai ligjeratën në Hytben e Xhumasë e mbajti në një xhami të Shkupit në të cilën ishin pjesmarrës numër mjaft i madh i besimtarëve.