Për herë të parë pas 10 vitesh, në Libi arrin grupi i parë i turistëve

Për herë të parë pas 10 vitesh, në Libi arrin grupi i parë i turistëve

Për herë të parë që nga viti 2011 kur filloi Pranvera Arabe, në Libi ka arritur grupi i parë i turistëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i AA-së nga burimet lokale, një grup prej 100 personash, kryesisht turistë italianë dhe francezë, kaloi përmes Portës Kufitare Vazin midis Libisë dhe Tunizisë dhe arriti në qytetin Gadamis në jugperëndim të vendit.

Turistët, të cilët pas Gadamisit do të vizitojnë rajonet turistike të shkretëtirës si Sahara Jugore, Malet Akakus dhe Liqenin Gaberoun me automjete të terrenit, pritet të vijnë në kryeqytetin Tripoli pasi të vizitojnë edhe qytetet Gat dhe Sabrata.

Turistët kanë arritur në kuadër të një programi turistik i cili do të përfundojë në Tripoli në fund të muajit, ndërsa më pas grupi do të kthehet në Tunizi përmes Portës Kufitare Ras Jedir në veri.

Turistët nuk kanë mundur të vijnë në Libi tashmë dhjetë vite, që kur filluan ngjarjet e Pranverës Arabe në vend më 17 shkurt 2011, pas atyre në Tunizi dhe Egjipt.