Pendohu para se të të vijë vdekja !!

-Paramendoje vetveten se je në errësirën e zjarrit, i vetëm, dhe zjarri të ka rrethakuar: “Ai do t’i rrethojë ata nga çdo anë, në shtylla të gjata flakëruese”. Humeze 8-9.

-Dhe çdo herë që përpiqesh të dalsh nga ai zjarr, do të rikthehesh në të: “Sa herë, që do të përpiqen të dalin nga ankthi i zjarrit, do të rikthehen në të (e do t’u thuhet): “Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme!”. Haxh 22.

-Nuk ke dëshiruar në jetë diçka më shumë se ato çaste, të lehtësohet dënimi vetëm se një ditë, mirëpo nga kjo nuk ka dobi: “Dhe ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë”! Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t’u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!”. Por thirrjet e tyre do të jenë të kota”. Gafir 49 – 50.

– Nga dënimi i rreptë do të doje më mirë të vdesësh: “Ata do të thërrasin: “O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!”. – Dhe ty do të vjen përgjigja pas një mijë, një mijë viteve: “ndërsa Ai do të thotë: “Ju do të qëndroni përherë aty!”. Zuhruf 77.

– Do të bërtitsh në zjarr dhe do të thuash, o Zot më kthe, më kthe ta bëj një vepër të mirë: “Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte(Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!“. Fatir 37.

-A e di ku qëndron problemi jot?! –Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar”.  Eala 16-17.

-Pendohu, pendohu para se të vjen vdekja!!

O Zot, lirona dhe mbrona nga zjarri i Xhehenemit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU