[There are no radio stations in the database]

OKB: Ndihmat pengohen, dhjetëra mijëra të zhvendosur në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se kufizimet izraelite po pengojnë qasjen humanitare në Gaza, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës.

Zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric, tha se nga 37 misione të planifikuara humanitare mes të premtes dhe të hënës, 12 janë penguar ose ndaluar nga autoritetet izraelite.

Ai shtoi se edhe furnizimet po vonohen përpara hyrjes në Gaza, për shkak të kontrolleve të rrepta në portin e Ashdodit.

Sipas OKB-së, që nga 14 gushti janë regjistruar mbi 76 mijë zhvendosje të reja, përfshirë 23 mijë nga veriu drejt jugut të Gazës.


[There are no radio stations in the database]